Ç'ka vitrina, ka magazina


Ç'ka vitrina, ka magazina. Lexo artikullin në foto.
1. NAIMI, SAMIU DHE ABDYLI - QËLLIMISHT TË SHPËRFILLUR VIZUALISHT
Në foto rrethuar me rozë janë katër vëllezër Naimi, Samiu, Abdyli, Mehmeti, Ballkëzi (e shoqja e Abdylit), Emineja dhe Mithati (fëmijët e Abdylit), Selma (Mbesa e Abdylit) dhe Selma, vajza e Eminesë, mbesë e Abdylit. Thomasi heton Sava Pashën që ka lidhje krejt të dobta inekzistente me Frashërin dhe nuk heton trashëgimtarët e Samiut. Sidoqoftë, 40% e personave në foto kanë të bëjnë saktësisht me Familjen e Vëllezërve Frashëri. Thomasit nuk i dalin llogaritë e “diversitetit” fisnor të klanit (i dalin pak “të panjohurit”), ndaj e shpërndan familjen Frashëri në foto, që klani të mos duket pak, por të duket shumë. Për interes të dikotomisë “ne dhe ata”, kush e di sa ka përjashtur nga dukja që janë fise të tjera. Për të përçarë fiset e Frashërit dhe për të ngatërruar identifikimin e Familjes së Vëllezërve Frashëri, Thomasi përdor qëllimisht foto të “zbehta” të Naimit, të Samiut të Abdylit, që nuk janë tipike për identifikimin e personazhit (siç kemi vepruar ne më sipër tek “Mësonjëtorja”). Naimi dhe Samiu janë të zbehtë, jo në moshë madhore (50 vjeç), por rreth 19 vjeç, sapo kanë dalë nga gjimnazi. Pra foton e do nga koha kur nuk e kanë kryer ende veprën e Rilindjes Kombëtare, sepse Thomasi i dhembin sytë (smirë) nga vepra kombëtare dhe i do Naimin, Samiun, Abdylin “të papjekur” “të anonimizuar”, “të shpërfilluar vizualisht” dhe jo të pjekur. Këtë punë manipulative bëri edhe Kadareja me “Nëpunësin e pallatit të ëndrrave”, duke paraqitur Naimin (Ebu Qerimin) para se të bënte Veprën (bisedë e gjatë). Ndërkohë për të manipuluar Mehmet Frashërin e paraqet në moshë madhore, kur ai është vëllai më i vogël pra më i vogël se Abdyli, Naimi, Sami. Kjo është thjesht përçarëse se Thomas Frashëri e di që Mehmeti i ka trashëgimtarët në Tiranë (gjallë). Të shoqes së Abdylit Ballkëzit i jep një pozicion të preferuar në “klan” se ka argument brenda librit për krushqi që e çojnë tek fisi. Nuk të fal kacidhen Thomasi. Po të pati “krushk” thotë “je i imi”, “historia jote më përket”. Kështu bën me Ballkëzin. E shoqja kishte pasuri. Abdyli kishte të vetën. Por jo! Lidhja e Prizrenit do të bëhej duke shitur ndonjë jorgan nga paja Ballkëzit të Thomasit.
Në libër Thomasi s’ka asnjë asnjë referim çfarë konkretisht ka bërë e shoqja e Abdylit që të ketë rëndësi për në kopertinë. Vëllezërit Frashëri kanë qenë gjashtë dhe Mehmeti ka patur disa kontribute të rëndësishme, por duke qenë vlera e tyre ishte me një rëndësi më të vogël, askush nuk po kërkon t’i vendosë në një rend. Kurse Thomasi merr të shoqen e Abdylit dhe e vë në krye vetëm pse në argumentin e tij do të lidhet “kot më kot” në rrjete fisnore për të prodhuar një argument të sforcuar. Po kështu as e bija e Abdylit Emineja nuk ka rëndësinë e të vëllait Mithatit dhe as e mbesa Selma, vajza e Eminesë, mbesë e Abdylit.
2. NJË FRANCEZE NË FSHATIN TONË FRASHËR. Çfarë fati i madh për “klanin Frashëri” të bëhet ndërkombëtar! Sa fisnike e ka kapelen dhe qëndrimin?! Ta vëmë në krye të kopertinës të librit HISTORIK BOTËROR 826 faqe për Frashërin. Le ta marrë vesh Ambasada Franceze, Universitetet Franceze, Aristokracia Franceze e Thomasit, që Eleonore Suchet de Villa, një rrobaqepëse franceze, pa asnjë vlerë historike, na qenka martuar me një nga fshati i Thomasit. Poshtë të shquarit e Rilindjes që jetuan në Stamboll siç janë Naimi, Samiu, Abdyli, Mithati, Mehdiu. Rroftë rrobaqepsja franceze! Të panjohurit janë më interesantë.
Le të shkruajmë në libër thashetheme me kë e drodhi francezja në fshatin tonë shqiptar që bëhet më “francez” me të tilla thashetheme.
Ta kenë për nder francezët se ku e kanë çuar vajzën e tyre në “klanin Frashër”, klan i aristokracisë së Kancelarit të Urdhrave dhe Medaljeve të Republikës së Shqipërisë, Thomas Frashëri. Ta vëmë menjëherë në krye të sofrës së Klanit Francez të Frashërit. Le të hapim një Lice Francez në Frashër në nderim të saj. Në fakt, seriozisht, fotoja e francezes në krye, i duhet intrigës së Thomasit, për të zmadhuar fiktivisht vëmendjen “More po e kujt është kjo çupë me kapele të huaj!” Çfarë historie ka?!
Atëherë vjen Thomasi (jua them unë, thotë) dhe hap vend në librin 826 faqe për thashetheme heuristike, në librin e tij për Mithat Frashërin, lidhur me dashurinë që mund të kenë pasur ajo me Mithatin. Për çudi, gjenden vetëm letra të sajat, por jo edhe të Mithatit?! Kur i përmend thashethemet, na referon Instituti “Lumo Skëndo”, pa asnjë “oponencë” nëse janë apo jo të vërteta dhe nëse ia vlen apo jo që një
thashethem të bëhet “objekt shkencor” devijues.
Ndërkohë Thomasi është marrë në emër të Edi Ramës me ceremoninë e kthimit të eshtrave të Mithatit. Pra nga një anë bëjmë sikur u përmalluam për Mithatin, kurse realisht e mbushim librim me thashetheme, i prishim nja dy herë varrin në Tiranë, ndërkohë që godasim Naim Frashërin, Vëllezërit, Mësonjëtoren, Korçën, 7 marsin, Harmoninë Fetare, punojmë për konvertimet,dëmtojmë Sistemin Edukativ Shqiptar.
3. MANIPULIMI ME “PLAKUN E RI”. Vendoset foto “fisnike” e Paul Adamidit, qëllimisht plak, për t’i dhënë më shumë autoritet mbi Naimin, Samiun, Abdylin, që kur jetonin Paul i Thomasit nuk kishte lindur. I ati i Paulit, doktor Adham-Uti i Çajupit ishte përsëri më i vogël se Abdyli, Naimi, Samiu. Ka lindur në 1904 dhe vdiq 1975. Pavarësisht veprës kombëtare të Vëllezërve, qoftë për moshë Thomasi do të duhej t’i respektonte, por jo ai e përmbys moshën qëllimisht për manipulim viziv. Çajupi ka theksuar smirën e babait të Paul-it ndaj Naimit dhe Vëllezërve. Thomasi e ringjall dhe hakmerret duke hequr titullin Poet Kombëtar për Naim Frashërin. Në kët punë e ndihmon “klani global i Frashërit”.
4. LOGOJA ME KRYQ dhe pa asnjë lidhje me Frashërin.
Djali i doktor Adham-Utit të Çajupit, Paul Adamidi (në foto) e ka mbajtur për qejf si logo familjare dhe është prodhim i tij i shek.20. Thomasi e sjell si zbulim “arkeoligjik” dhe i jep rëndësi në kopertinë e argument vanitoz për të përvetësuar e manipuluar “historinë”.
5. ÇFARË DO PASHAI TURK në KOPERTINË TË FRASHËRIT?
I duhet intrigës fyese të Thomasit për të thënë se bektashinjtë e Frashërit nuk janë shqiptarë, por janë turq, “pasardhës të pashallarëve turq”. Pra Thomas “i krishteri” nuk e njeh procesin historik të ndërrimit të fesë nga i krishterë në mysliman. Le të stërviten nipat e mbesat e klanit ortodoks të Thomasit me të tilla ngacmime të pista.
Ndërrimi i fesë nga të krishterë në muslimanë nga kombi shqiptar ia heq trurin Thomasit. Pashai në foto është i paidentifikuar edhe brenda librit, nuk justifikohet me asnjë argument brenda librit. Thomas Frashëri e do pashain në kopertinë për të shitur shqiptarët tek “aristokracia së huaj të krishterë” ku do të bëjë pjesë dhe u lutet me të tilla punë të pista ndaj bashkëkombasve të tij.
Pashai në kopertinë është logoja fyese për shqiptarët bektashinj apo mysliman.
Pra shqiptarët myslimanë duhet t’ia lënë tiparin kombëtar narrativës së Thomas vendaliut, që shet atdheun dhe kombin për synime fetare.