Rihap "Reporting House"
The Issue
Muzeu "Reporting House" ka qenë një monument i shquar i historisë së gazetarisë shqiptare dhe një vend me rëndësi thelbësore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të vendit tonë. Ky muze ka shërbyer jo vetëm si një vend ku njerëzit mund të mësojnë rreth historisë së gazetarisë, por edhe si një simbol i rëndësisë së fjalës së lirë dhe rëndësisë së informacionit të pavarur në nje shoqëri demokratike.
Vendosja politike e zënkave dhe konflikteve të vazhdueshme nga ana e kryetarit të Prishtinës ndaj këtij projekti kulturor është një qasje që dëmton jo vetëm një institucion të veçantë, por edhe vetë kujtesën historike të qytetit. Një muze i tillë nuk duhet të bëhet pjesë e përplasjeve politike, sepse historia, gazetaria dhe trashëgimia kulturore u përkasin të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike.
Mbyllja e Reporting House përbën një precedent të keq për mënyrën se si trajtohen hapësirat kulturore në kryeqytet. Në vend që të mbështeten iniciativa që ruajnë dokumentet, dëshmitë dhe rrëfimet e një periudhe të rëndësishme të historisë së Kosovës, ato po rrezikojnë të humbasin për shkak të mosmarrëveshjeve institucionale.
Prishtina ka nevojë për më shumë vende që edukojnë brezat e rinj dhe ruajnë kujtesën kolektive, jo për mbylljen e tyre.

1

Petition Updates
Share this petition
Petition created on July 27, 2026