Të ndërtohet rruga që lidh Përmetin me fshatin simbol të Rilindjes Kombëtare, Frashërin.
The Issue
Shumë të dashur shqiptarë kudo që ndodheni, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Nëse do të mbjellësh për një vit,
mbill misër e grure.
Nëse kërkon që të mbjellësh përgjithmonë,
mbill arsim e kulturë do të thoshte Sami Frashëri i madh.
Në 30 vitet e fundit, ne ndodhemi në një krizë të madhe të identitetit tonë kulturor, duke braktisur dhe lënë në harresë ideologët e kombit tonë. Shëmbulli më i keq sot, është Frashëri. Fshati ku lindën dhe u rritën 3 nga figurat më domethënëse të Rilindjes Kombëtare, epokës që ka skalitur më së shumti ndjenjën e përkatësisë së kombit. Frashëri tashmë drejt braktisjes totale nga banorët e fshatit dhe gjithë zonës, kërkon duke klithur rrugën që e lidh me qytetin e Përmetit.
Prandaj ne kërkojmë ndihmën e çdo qytetari shqiptar, shqiptar të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, diasporës e kushdo që mendon se e ardhmja e kombit ngrihet mbi respektin e atyre që sakrifikuan çdo gjë për të na trashëguar Shqipërinë që sot kemi, për t'a plotësuar këtë peticion online.
Ju lutem të bëhemi sa më shumë qytetarë për të rritur presionin tek institucionet e Republikës së Shqipërisë, që edhe ne si bashkëqytetarët tanë europianë të ndihemi krenarë dhe të respektojmë sa duhet etërit e kombit tonë të madh.
Petition Closed

The Decision Makers
Petition Updates
Share this petition
Petition created on February 4, 2020