Diaspora voton në Ambasada

0 haben unterschrieben. Nächstes Ziel: 1.000.


Të dashur qytetarë të republikës së Kosovës në diasporë, zgjedhjet e fundit dëshmuan që ne si mërgatë, nuk patëm mundësi ta dërgojmë votën tonë në mënyrë të rregullt në Kosovë.

Për shkak të kushteve të parapara nga Komisioni qëndror zgjedhor, shumë qytetarëve në mërgatë u pamundësua votimi nga jashtë.

Për këtë arsye, ne si qytetarë aktiv të Kosovës, kërkojmë nga qeveria në ardhje dhe më saktësisht nga Kryeministri z.Albin Kurti, që në momentin e ardhjes së tij në krye të qeverisë së Kosovës, ti ndërmarr hapat e nevojshëm që neve, mërgatës shqiptare nëpër botë, të na mundësohet votimi nëpër Ambasada të shteteve përkatëse ku jetojmë ose edhe në mënyrë elektronike ( me disa hapa të nevojshëm identifikimi).

Me shpresë për realizim të kësaj kërkese, dhe me angazhim maksimal të secilit prej nesh, urojmë qeverinë e re për fitoren në zgjedhjet e 14. shkurtit dhe shprehim njëkohësisht indinjatën e thellë të mërgatës, kundrejt diskriminimit të vullnetit tonë gjatë procesit të fundit zgjedhorë.