Regjistër publik për abuzuesit seksualë në Kosovë

The Issue

Rastet e fundit të dhunës seksuale në Kosovë duhet t'i alarmojnë institucionet e vendit që këtë temë ta trajtojnë me prioritet. Qindra e mijëra fëmijë, gra dhe burra të cilët janë të mbijetuar të dhunës seksuale meritojnë që emrat e abuzueseve të tyre të jenë publikë.

Në shumë shtete të botës, emrat e personave që ushtrojnë dhunë seksuale janë publikë për qytetarët.

Prandaj, ky peticion i drejtohet Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës si kërkesë për funksionalizimin e një regjistri publik të abuzuesve seksualë.

Regjistri i personave që ushtrojnë dhunë seksuale u jep mbrojtje të mbijetuarve të dhunës, si dhe minimizon mundësinë që dhunuesit ta përsërisin aktin e dhunës seksuale.

Regjistri publik mund të parandalojë rastet e përsëritura, të krijojë siguri për të mbijetuarit dhe të inkurajojë denoncimet në kohë.

Prandaj, Grazeta ju bën thirrje ta nënshkruani këtë peticon dhe së bashku të krijojmë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të parandalojmë dhunën seksuale.

Nënshkruani peticionin nëse dëshironi edhe ju që emrat e abuzueseve seksualë të jenë publikë.

avatar of the starter
GrazetaPetition Starter

7,153

The Decision Makers

Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës
Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës
Petition updates
Share this petition
Petition created on May 22, 2021