Peticion: Ndalo Djegien e Pyjeve edhe Malet në Maqedoninë e Veriut!

The Issue

Ndërsa pyjet tona digjen dhe natyra shkatërrohet përpara syve tanë, Lëvizja “Arbëria” ngre zërin për të denoncuar neglizhencën dhe mungesën e veprimit serioz ndaj kësaj krize mjedisore. Që nga 1 korriku është ndaluar lëvizja nëpër pyje për shkak të rrezikut të lartë nga zjarret, ndërsa qeveria ka shpallur gjendje krize 30-ditore në përpjekje për të menaxhuar situatën. Por kjo nuk mjafton. Zjarrvëniet e qëllimshme dhe të papërgjegjshme vazhdojnë të shkatërrojnë pasurinë natyrore, duke kërcënuar jetën e njerëzve, kafshëve dhe vetë klimën tonë. Kërkohet reagim i menjëhershëm, transparencë dhe angazhim i vërtetë nga institucionet për të mbrojtur pyjet tona dhe për të ndalur këtë katastrofë që përsëritet çdo verë. Lëvizja “Arbëria” qëndron pranë qytetarëve dhe natyrës, dhe bën thirrje për veprim të përbashkët, ndërgjegjësim dhe drejtësi mjedisore. Nuk ka më kohë për pritje — është koha për të vepruar.

1

Petition Updates