Pastrimi dhe mirëmbajtja e lumit "Sitnica"

This petition had 6 supporters

The Issue

Thirrje për qytertarët e Lipjanit, OJQ-të për mbrojtje të mjedisit, kuvendit komunal, drejtorit të drejtoris komunale për planifikim, urbanizëm dhe mbrojtje të mjedisit, dhe kryetarit të komunës.

Përderisa shtegu i ecjes bashkë me parqet dhe atraksionet po del të jetë sukses në rritje, degradimi i lumit “Sitnica” po ashtu është në rritje. Përderisa komuna mban një pjesë të fajit për shkak që nuk ka kontraktuar ndonjë kompani për mirëmbajtje të lumit dhe zhvendosjes së kanalizimit që derdhet në lumë (e di që kjo e dyta është projekt që kërkon kohë dhe para, por mendoj që taksat që i paguajnë qytetarët e Lipjanit e mbulojn pa problem), një barrë po aq e madhe bie mbi qytetarët që hedhin mbeturina kohë pas kohe tek lumi dhe ambienti përreth. 

Gjithashtu forumet rinore politike të gjitha partive edhe pse nuk jeni të obliguar me ndonjë përgjegjësi, nëse me të vërtet doni të kontriboni për qytetin tonë, organizoni një ditë ku pastroni ambientin përreth lumit. Cilido forum që e organizon unë do ju bashkangjitem.

Asambleistët nëse dëshirojn ta rregullojn këtë problem që unë dhe një numër i madh i qytetarëve mendoj që duhet të jetë në listen e prioriteve, le ta fusin në rend të ditës dhe të kërkojn një zgjidhje, dhe ta arrijnë at zgjidhje.

Për ekzekutivin e komunës, po besoj prej tekstit e dini që barra kryesore bie mbi ju.

1. Mirëmbajtja e lumit.
2. Rritja e vetdijësimit dhe gjobitja në rast të thyerjes së ligjit kur ndotet ambienti.

Këto dyja mendoj që mund ta krijojn një realitet krejt tjetër prej kësaj që shihet në fotot më poshtë.

I lus të gjithë qytetarët e Lipjanit të nënshkruajn peticionin dhe ta ndajnë me familjarët dhe miqtë e tyre. Këtë peticion do ja dërgoj Kuvendit Komunal, Drejtorisë për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Kryetarit të Komunës dhe Ministrisë së Mjedisit. 

 

 

 

Petition Updates