Ndalimi i Importit te Plehrave ne Shqiperi

The Issue
Aleanca Kundër Importit të Plehrave
Populli ka folur! Jo importit të plehrave në Shqipëri!
Tiranë, më 12 korrik 2016
Aleanca Kundër Importit të Plehrave, një grupim qytetarësh që kundërshtojnë importin e mbetjeve në territorin
e Republikës së Shqipërisë, shprehet e neveritur nga përpjekjet e vazhdueshme të një pjese të politikës
shqiptare për të thyer ndalimin e importit të mbetjeve, i cili u realizua me ligj në vitin 2013 pas një beteje
shumëvjeçare të shoqërisë civile.
Së fundmi, AKIP ka mësuar se në axhendën e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë është trafikuar një propozim
i tre deputetëve të së majtës që synon të kundërshtojë vullnetin e popullit dhe të lejojë rikthimin e ligjit qe i
hapte dyert importit të mbetjeve, bazuar vetem ne ambicje për fitime më të mëdha të disa njerzve qe
numerohen me gishtat e dorës dhe të një indulgjence politike dukshëm korruptive, në dëm të një ndotje të
pakthyeshme në mjedisin e vendit. në aludime dhe pretendime që rezultojnë të gënjeshtërta.
Propozimi i projektligjit më 30 qershor dhe vendosja e tij në kalendar për t'u shqyrtuar në seancën plenare të
Kuvendit më 21 korrik 2016, datë kur në kuvend do të diskutohen edhe një mori ligjesh të tjera, përfshirë
amendimi i Kushtetutës për Reformën në Drejtësi tregon se ka një synim të qartë për ta kaluar tinëz ndryshimin
që legalizon përsëri lejimin e importit te plehrave Projektligji i propozuar shkon kundër vullnetit të shqiptarëve, i
shprehur me mbi 64 mijë firma për referendumin kundër importit të plehrave, referendum që nuk u zhvillua për
shkak se maxhoranca aktuale, ku bëjnë pjesë edhe tre deputetët propozues të këtij projektligji, e ndaloi
importin e plehrave, pasi pat qenë dhe mbështetëse e lëvizjes qytetare më 2013, për të ndaluar importin e
plehrave.
Propozimi aktual nuk ndryshon aspak nga propozimet e të shkuarës dhe rrezikon ta kthejë Shqipërinë një kosh
plehrash të Europës. Shqiptarët kanë firmosur se nuk duan të shkojnë në Europë nëpërmjet përpunimit të
plehrave të Europës.
Argumenti se Shqipëria sot paska Inspektoriat Mjedisi dhe që kjo mjafton për t'u siguruar se nuk do të ketë
import të paligjshëm mbetjesh është në sytë e Shqiptarëve qesharake. Cdo gjoja argumet i risjell tani është
debatuar gjatë në vitet 2012-2013 deri sa u vendos në të gjitha hallkat e shtetit kryerja e referendumit.
Nëse maxhoranca dhe politika Shqiptare mendon se eshte bere gabim duke ndaluar importin e plehrave me ligj
dhe se importi i plehrave sjell zhvillim të vendit, rrit PBB, rrit punesimin, pastron mjedisin e vendit mund ta
“korigjoj gabimin” me referendumin e kerkuar dhe aprovuar nga 64 mije firmetar.
. Për sa më sipër, Aleanca Kundër Importit të Plehrave, kërkon:
1. Kuvendi i Shqipërisë të ndërpresë menjëherë diskutimet për projektligjin e propozuar dhe ta heq atë nga
rendi i ditës për votim më dt 21 korrik 2016.
AKIP bën gjithashtu të ditur se në rast se Kuvendi i Shqipërisë guxon të vazhdoj me procedurat për miratimin e
të miratojë në mënyrë tinzare lejimin e importit të plehrave, vec rinisjes se protestave popullore do të kërkojë
riaktivizimin e procedurave për ndalimin e importit të plehrave me referendum

Petition Closed
Share this petition
The Decision Makers
Petition Updates
Share this petition
Petition created on July 12, 2016