Ndalo shkrirjen e Bashkisë Memaliaj nga Reforma Territoriale 2​.​0

480

Let’s get to 500 signatures!
Petitions with 1,000+ supporters are 5x more likely to win!

The Issue

Memaliaj është më shumë se një emër në hartë. Është qyteti ynë dhe 53 fshatrat ku breza të tërë kanë ndërtuar jetën, kanë ruajtur traditat dhe kanë krijuar një lidhje të fortë me vendin e tyre.

Prandaj, propozimi për bashkimin e Bashkisë Memaliaj me Bashkinë Tepelenë na shqetëson. Një vendim i tillë prek përfaqësimin e banorëve dhe mënyrën si do të ofrohen shërbimet në qytet e në fshatra. Shqetësimi ynë është se shërbimet dhe vendimmarrja mund të largohen edhe më shumë nga njerëzit.

Bashkia Memaliaj kundërshton këtë propozim dhe kërkon që zëri i banorëve të dëgjohet përpara çdo vendimi. Një çështje kaq e rëndësishme për të ardhmen e zonës sonë kërkon konsultim të hapur e të mirëfilltë me qytetarët.

Përmes këtij peticioni, i kërkojmë Komisionit të Reformës Territoriale, Qeverisë dhe Kuvendit të mos miratojnë bashkimin me Tepelenën. Kërkojmë që Memaliaj të vazhdojë të jetë bashki më vete, me institucionet dhe shërbimet pranë banorëve të saj.

The Decision Makers

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Supporter Voices

Petition Updates