#BollMo bllokut! Të formohet qeveria menjëherë!

The Issue

Ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim bindjeje politike apo orientimi partiak, kërkojmë nga Isa Mustafa, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk kanë garuar në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe rrjedhimisht nuk kanë legjitimitet demokratik as tek votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që t'i japin fund bllokimit dhe të formohet qeveria menjëherë.

Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri stabile, për zhvillim ekonomik, drejtësi, arsim dhe shëndetësi dinjitoze. Nuk kemi kohë për të humbur. #BollMo

Koalicioni do të mund të formohej që më 30 gusht 2019, por garda e vjetër e Lidhjes Demokratike të Kosovës e refuzoi propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion të përbashkët parazgjedhor. Nuk kemi kohë për të humbur. Të formohet qeveria menjëherë! #BollMo

Më 6 tetor 2019, qytetarët votuan për përbërjen e Parlamentit të ri, për pozitën e kryeministrit dhe qeverinë e re. Qytetarët votuan masivisht për ndryshim dhe për formimin e koalicionit qeverisës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nën kryesimin e Lëvizjes Vetëvendosje si parti fituese. Të gjitha partitë dolën me kandidatët e tyre për kryeministër. Kandidati më i votuar për kryeministër ishte Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje. Rrjedhimisht, Albin Kurti duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, si kryetar i partisë fituese dhe si kandidati më i votuar.

Marrëveshja do të duhej të arrihej që të nesërmen e 6 tetorit, por garda e vjetër e Lidhjes Demokratike të Kosovës që përfaqësohet nga 3 personat e lartëpërmendur kërkoi që të pritej certifikimi i rezultateve, edhe pse ishte e vetëdijshme se përmbysja e rezultatit zgjedhor ishte e pamundur. Certifikimi i rezultateve u vonua tej mase dhe u shoqërua me kontrabandimin e partisë NISMA në Kuvendin e Kosovës, me qëllim të zbehjes së vullnetit qytetar për ndryshim. Nuk kemi kohë për të humbur. Të formohet qeveria menjëherë! #BollMo

Pas certifikimit të rezultateve, garda e vjetër bllokoi formimin e qeverisë, duke insistuar që postin e Presidentit ta ketë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe atë fare pa e bërë publik emrin e personit që e propozonte për President. Ky insistim është i paarsyeshëm, sepse:

- Bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Sipas nenit 4.3 të Kushtetutës, "Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit." Presidenti duhet të jetë figurë unifikuese e zgjedhur me konsensus të gjerë dhe nuk mund të jetë një person anonim që zgjedhet në mënyrë të fshehtë nga disa persona të caktuar brenda një partie politike. Gabimi i bërë me zgjedhjen e Thaçit President nga LDK dhe i kundërshtuar fuqishëm nga Vjosa Osmani dhe elektorati i LDK-së, nuk duhet të përsëritet.

- Presidenti zgjedhet në vitin 2021. Qeveria duhet të formohet menjëherë. Nuk kemi kohë për të humbur. #BollMo

- Partitë politike në zgjedhjet e fundit nuk kanë garuar për President, por për Kryeministër. LDK ka qenë kategorikisht kundër kushtëzimit të formimit të qeverisë me pozitën e Presidentit gjatë tërë fushatës zgjedhore. Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fushatës ka deklaruar se - klikoni këtu për videon "Si parti e parë do të insistojmë dhe në fakt edhe gjatë negociatave për koalicion parazgjedhor gjithnjë kemi insistuar që pozita e Presidentit mos të jetë pjesë e ndarjes së pozitave në koalicion." Po ashtu, Isa Mustafa një javë pas zgjedhjeve pati deklaruar se - klikoni këtu për videon "Në asnjë moment koalicioni me Vetëvendosjen, nuk do të drejtohet, nuk do të kushtëzohet dhe nuk do të imponohet me kërkesa të veçanta të miat për pozita të veçanta.” Vjosa Osmani dhe LDK kanë fituar vota duke premtuar se nuk do ta kushtëzojnë formimin e qeverisë me pozitën e Presidentit. Insistimi për pozitën e presidentit është shkelje e vullnetit të votuesve të LDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duhet të insistojë si parti e dytë për gjërat që ka premtuar se nuk do t'i kërkojë as si parti e parë. 

- Për zgjedhjen e Presidentit nevojitet edhe përkrahja e opozitës, pra prania e 80 deputetëve në Kuvendin e Kosovës për kuorum.

Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, shumica e deputetëve, duke përfshirë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e zgjodhën Glauk Konjufcën Kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Rihapja e kësaj çështjeje nuk është serioze dhe do ta dëmtonte rëndë legjitimitetin demokratik të institucioneve të Kosovës. Nuk kemi kohë për të humbur. Të formohet qeveria menjëherë! #BollMo

Pra, nuk ekziston asnjë arsye legjitime për bllokimin e formimit të qeverisë, me Albin Kurtin kryeministër, kandidatin e LDK-së zv. Kryeministër të parë dhe ndarje të barabartë të ministrive mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, 5 me 5. Bllokimi i formimit të qeverisë nga 3 persona që as nuk kanë kandiduar në zgjedhjet e fundit është shkelje e rezultatit të zgjedhjeve dhe e vullnetit të votuesve për ndryshim. Jemi vonuar shumë. Qeveria duhet të formohet menjëherë. Nuk kemi kohë për të humbur. #BollMo

avatar of the starter
Qytetarët e Republikës së KosovësPetition Starter
This petition had 2,018 supporters

The Decision Makers

Isa Mustafa/Lutfi Haziri/Agim Veliu
Isa Mustafa/Lutfi Haziri/Agim Veliu

Petition Updates

Share this petition

Petition created on January 16, 2020