Kërkesë për njohjen dhe evidentimin e origjinës shqiptare të Skënderbeut në Vjenë

Das Problem
Ne ndajmë historinë tonë si shqiptarë krenarë. Trashëgimia e heronjve tanë kombëtarë është një pjesë e çmuar e identitetit tonë, dhe mbi të gjitha, ajo e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Ai është një figurë historike me rëndësi të veçantë, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë Evropën.
Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së tij, ndjejmë detyrimin moral dhe kombëtar për të kërkuar një njohje të drejtë dhe të plotë të origjinës së tij shqiptare. Fatkeqësisht, kemi vërejtur se në Muzeun Botëror të Vjenës mungon përmendja e kësaj origjine.
Skënderbeu njihet gjerësisht si heroi kryesor kombëtar i shqiptarëve, siç dokumentohet edhe nga Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë (“Historia e popullit shqiptar”, Vëllimi II, Botimet Toena, 2002). Kontributi i tij në qëndresën ndaj Perandorisë Osmane dhe në mbrojtjen e trojeve shqiptare është i paçmueshëm dhe përbën një pjesë thelbësore të historisë sonë dhe të historisë evropiane.
Për këtë arsye, ne i drejtohemi drejtuesve të Muzeut Botëror të Vjenës me kërkesën për të rishikuar dhe përditësuar tabelat informuese, duke përfshirë qartësisht origjinën e tij shqiptare. Kjo është një kërkesë për drejtësi historike dhe për respekt ndaj trashëgimisë kulturore të një populli të tërë.
Informimi i saktë dhe i plotë siguron që vizitorët nga mbarë bota të marrin një pasqyrë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse mbi jetën dhe arritjet e Skënderbeut.
Kërkojmë mbështetjen tuaj. Firmosni këtë peticion për të kërkuar nga Muzeu Botëror i Vjenës që të pasqyrojë qartë origjinën shqiptare të Skënderbeut në nder të së vërtetës historike dhe të 620-vjetorit të lindjes së tij.
25

Petition am 25. April 2025 erstellt