Peticion për largim të asfaltit në Parkun e Qytetit në Mitrovicë

This petition had 382 supporters

The Issue

Të gjelbërtes po i’a nxen frymën betoni dhe asfalti. Hapësira publike po bëhet më shumë e bizneseve e më pak e qytetarëve. Idetë dhe projektet oligarke janë më me prioritet për institucionet lokale. Krejt kjo në emër të punësimit që vjen në forma të premtimeve të fryra, jo-reale.

Kanë kaluar dy muaj prej degradimit mjedisor të Parkut të Qytetit në Mitrovicë, ku me datën 23 dhe 24.10.2021 është shtruar asfalt nëpërmes këtij parku. Rruga e asflatuar çon në qendren tregtare "Art Mall", e cila është në ndërtim e sipër, kompani e cila edhe e ka asfaltuar hapësirën në park. Rruga mëton të krijojë qasje për vetura, që nënkupton, ajo do të shërbej kryekëput për qarkullim ekonomik ndërmjet qendres tregtare në fjalë dhe qytetit, kur në fakt veç ka qasje rrugore ekzistuese të cilat nuk e cënojnë parkun. Për më tepër rruga e cila është shtruar nëpër park nuk parashihet në planin ideor sipas thirrjes së publikuar në faqen e komunës.

Përveç shtrimit në të asfaltit në Parkun e Qytetit, ai vazhdon e shtrihet edhe në Parkun Botanik, projekt i cili është bashkëfinancim prej 240 mijë euro i Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vitin 2018.

Nga shtrimi i asfaltit është dëmtuar natyra e cila mbrohet me Ligjin për Mbrojtje të Natyrës, dhe sipas nenit 5, artikulli 1.5, garanton pjesëmarrjen e publikut për vendime të cilat lidhen me natyrën.

Për më tepër prania e asfaltit i rrezikon të gjithë shfrytëzuesit e parkut; fëmijët, prindërit dhe stafi i çerdhes publike; frekuentuesit/et e Qendrës Multifunksionale Omni sport.

Lidhur me këtë u patën ndërmarrë disa veprime, si shenjë revolte nga qytetarët dhe shoqëria civile:
- me 25.10.2021 reagimi i shoqërisë civile
- me 26.10.2021 letër e hapur nga qytetarët
- me 29.10.2021 takimi i përfaqësuesve të qytetarëve me atëherë drejtorin e inspekcionit, z.Fidan Ademi dhe shefin e ndërtimit z.Vehbi Ahmeti
- me 02.11.2021 kërkesë për qasje në dokumente publike

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka konfirmuar që kompania në fjalë nuk posedon leje për shtrim të asfaltit në park. Ndërsa Drejtoria e Inspekcionit ka bërë kallëzim penal ndaj kompanisë me 25.10.2021 me arsyetimin se kompania “nuk ka respektue lejen e ndërtimit me nr.09/352/03-0058622/21 të datës 13.08.2021” dhe e njëjta ka lëshuar aktvendim ndaj kompanisë me 27.10.2021 ku kompania urdhërohet të “rrënojë rrugën asfaltuar në Parkun e Qytetit dhe në Parkun Botanik”.

Kujtojmë se zgjedhjet e 17 tetorit krijuan një vakum në disfavor të qytetarëve dhe të parkut, megjithatë kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili e ka fillu mandatin me 26.11.2021​, ka thënë publikisht se do të merret me punën e parkut brenda ditëve të para. 

Meqë kemi qenë në kohë të ndërrimit të pushtetit, dhe meqë ka pasë kundërshti mes asaj që e kanë thënë institucionet dhe bizneset, dhe së fundi nuk kemi pa ndonjë hap konkret nga pushteti i ri, neve nuk na mbetet rrugë tjetër përpos të i ndërrmarim të gjitha hapat për me e largu asfaltin e kështu me i’a rikthy dinjitetin parkut. Peticioni vjen si linjë e kundërshtimeve tona ndaj asfaltit në park.

Ju mundeni me e mbështetë këtë kauzë duke e nënshkru këtë peticion edhe duke e ndarë me të tjerët!

Së fundi është krijuar edhe një grup në Facebook ku mund të e përcjellni rrjedhën e ngjarjeve në lidhje me këtë çështje: Kundër asfaltit në parkun e qytetit të Mitrovicës 

Mbulimi nga mediat:
25.10.2021 - Klan Kosova - Asfalt midis parkut të Mitrovicës

27.10.2021 - Klan Kosova - Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë ngrit kallëzim penal ndaj kompanisë që shtroi asfalt në Parkun e Qytetit

29.10.2021 - Banorët e Mitrovicës kundërshtojnë shtrimin me asfalt në Parkun e Qytetit

29.10.2021 - Kallxo - Asfaltimi i nxituar në parkun e Mitrovicës i papranueshëm për banorët

 

The Decision Makers

Kuvendi Komunal Mitrovicë
Kuvendi Komunal Mitrovicë
Kryetari i Komunës së Mitrovicës
Kryetari i Komunës së Mitrovicës
Ministrit Liburn Aliu - Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Ministrit Liburn Aliu - Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Petition Updates