President nga Populli

The Issue

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon zgjedhjen e Presidentit nga Parlamenti në 5 raunde votimesh. Nëse Presidenti nuk zgjidhet me 3/5 e votave në tre raundet e para, atëherë në raundin e katërt, Presidenti zgjidhet me shumicën absolute të votave, pra me një votë më shumë se gjysma, ose me 71 vota nga 140 që ka parlamenti aktual.

Kështu ka ndodhur dhe kështu do të ndodhë sërish, nëse kjo praktikë kushtetuese, me saktë neni 88, nuk ndryshon.

Kjo praktikë kushtetuese e vjetër ia njeh të drejtën partive të vendosin dhe jo qytetarëve.

Kjo praktikë kushtetuese e vjetër nuk përfill mendimin e qytetarëve të cilëve u mohohet e drejta të zgjedhin me votë direkte Presidentin e Republikës, siç bëjnë shumë popuj të tjerë. 

Kjo praktikë kushtetutese e vjetër e kthen Presidentin në një figurë të dobët dhe të varur nga një shumicë parlamentare.

Kjo praktikë kushtetuese e vjetër nuk garanton që Presidenti të jetë një institucion mbi palët dhe jashtë palëve.

Shqipëria ka vuajtur shumë nga vendimet dhe marrëveshjet e partive politike. Këto vendime nuk kanë prodhuar më shumë demokraci, më shumë mirëqenie dhe integrim më të shpejtë në Bashkimin Europian.

Sot partitë janë mbi popullin dhe vendimet e tyre nuk konsultohen dhe nuk ankimohen dot.

Por historia ka provuar se, kur vota e popullit nuk respektohet, mirëqenia cënohet.

Për këtë shkak ne, një grup deputetësh kemi propozuar që Presidenti i Republikës së Shqipërisë të zgjidhet nga populli dhe jo nga partitë në parlament.

Kjo mënyrë zgjedhjeje që aplikohet që nga SHBA, Franca, Brazili, Turqia, Sllovenia, Kroacia, Polonia, Rumania, Serbia apo Mali i Zi, nuk synon të ndryshojë natyrën parlamentare të Republikës sonë. Sot, 67% e vendeve të Europës i japin të drejtë popullit për të zgjedhur Presidentin e vet.

Shqiperia do vazhdojë të mbetet një Republikë Parlamentare, pavarësisht nga forma e zgjedhjes së Presidentit.

Por, nëse ky amendament për zgjedhjen e Presidentit nga Populli miratohet, shqiptarët do kenë mundësi të vendosin për figura dhe personalite tek të cilat ata kanë besim se do të mbrojnë interesat e tyre kombëtare dhe shoqërore.

Ne ju kërkojme ti bashkoheni këtij peticioni, i cili mund të shërbejë si një instrument për të garantuar të drejta të cilat shqiptarëve u janë mohuar dhe do vazhdojnë tu mohohen për sa kohë që partitë do vendosin.

Prandaj ju kërkojmë të shpreheni:

A jeni dakord që Presidenti i Republikës së Shqipërisë të zgjidhet nga populli?

Amendamenti Kushtetues për ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së Presidentit

Neni 88 ndryshon si më poshtë:

  1. Presidenti i Republikës zgjidhet drejtëpërdrejt nga populli me votim të fshehtë për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
  2. Kandidati për President duhet të mbështetet së paku nga një parti politike e përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë ose nga 10.000 shtetas me të drejtë vote. Presidenti që jep dorëheqjen para mbarimit të mandatit të vet, nuk mund të kandidojë në zgjedhjen presidenciale që bëhet pas dorëheqjes së tij.
  3. Konsiderohet i zgjedhur si President i Republikës kandidati që ka marrë më shumë se gjysmën e të gjitha votave të vlefshme. Nëse asnjë prej kandidatëve nuk ka marrë një shumicë të tillë, brenda 2 javëve nga votimi i parë, mbahet një votim i dytë midis kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të madh të votave në votimin e parë. Zgjidhet President i Republikës kandidati që në votimin e dytë merr numrin më të madh të votave. 
  4. Gjykata Kushtetuese bën verifikimin e rezultatit të zgjedhjes së Presidentit. 
  5. Mandati i Presidentit të Republikës përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës. Mandati i Presidentit zgjatet vetëm në kohë lufte dhe për aq kohë sa vazhdon ajo. 
  6. Presidenti fillon detyrën pasi bën betimin para Kuvendit. Presidenti bën këtë betim: "Betohem se do t'i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t'i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar". 
  7. Presidenti qëndron në detyrë derisa të betohet Presidenti i ri i zgjedhur.
  8. Parimet dhe procedurat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës parashikohen me ligj.

Deputetët propozues

Agron Duka

Arta Dade

Ben Blushi

Dashamir Shehi

Eduard Selami

Luljeta Arapi

Mimoza Hafizi

Nard Ndoka

Tahir Muhedini

Vangjel Dule

This petition had 10,526 supporters

The Decision Makers

Kuvendi i Republikës së Shqiperisë
Kuvendi i Republikës së Shqiperisë
Petition updates
Share this petition
Petition created on June 29, 2016