Kujdesi modern ndaj diabetit është e drejtë njerëzore - Kosova duhet të veprojë!

The Issue
Mijëra të rritur dhe qindra fëmijë në Kosovë jetojnë me diabet të tipit 1. Ata varen nga insulina që duhet ta marrin çdo ditë dhe monitorimi i shpeshtë i glukozës në gjak për të vazhduar jetë të sigurtë. Diabeti i tipit 1 është një sëmundje autoimune si pasojë e së cilës organizimi prodhon pak ose nuk prodhon më insulinë, duke e bërë jetën e përditshme një sfidë të vazhdueshme.
Shpimet e shpeshta të gishtave, injeksionet e përditshme dhe monitorimi mund të bëjnë jetën e lodhshme dhe të dhimbshme. Për prindërit e fëmijëve me diabet të tipit 1, frika e vazhdueshme nga krizat e papritura shëndetësore prek çdo aspekt të përditshmërisë, duke përfshirë jetën profesionale dhe kujdesin ndaj familjes.
Monitorët e vazhdueshëm të glukozës (CGM) dhe pompat e insulinës përmirësojnë ndjeshëm kujdesin ndaj diabetit. CGM-të ofrojnë monitorim të glukozës në kohë reale, ndërsa pompat e shpërndajnë insulinën në mënyrë precize dhe fleksibile. Studimet klinike tregojnë se ato përmirësojnë kontrollin e glukozës dhe ulin rrezikun e hipoglikemisë së rëndë. Një kontrollë më i mirë afatgjatë i glukozës lidhet gjithashtu me rrezik më të ulët të komplikimeve serioze, si sëmundjet e zemrës, dështimi i veshkave dhe dëmtimet nervore.
Në Kosovë këto pajisje mbeten të paarritshme për shumë persona të cilët kanë nevojë për to. Këto pajisje nuk janë të përfshira në Listën Esenciale të Barnave dhe Materialeve Shpenzuese, duke i bërë financiarisht të paarritshme për familjet që tashmë përballen me koston e lartë të kujdesit të përditshëm të diabetit.
Kjo situatë duhet të ndryshojë.
Shumë shtete evropiane i kanë integruar tashmë CGM-të dhe pompat e insulinës në sistemet e tyre publike shëndetësore, veçanërisht për personat me diabet të tipit 1, duke e njohur rëndësinë e tyre për sigurinë, shëndetin dhe rezultatet afatgjata. Kosova nuk duhet të mbetet prapa.
Unë po i bashkohem Action for Mothers and Children dhe Tip1omël në thirrjen drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe të gjithë autoriteteve të tjera relevante që të shtojnë Monitorët e Vazhdimshëm të Glukozës dhe pompat e insulinës në Listën Esenciale të Barnave dhe Materialeve Shpenzuese.
Kjo do të:
Përmirësonte kujdesin për diabetin për mijëra kosovarë
Parandalonte komplikimet e kushtueshme mjekësore
Ulte numrin e hospitalizimeve
Përafronte sistemin shëndetësor të Kosovës me standardet evropiane
Çdo person me diabet tip 1 meriton mjetet e nevojshme për një jetë të plotë dhe të sigurtë. Nënshkruani këtë peticion për t’i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të sigurojë që CGM-të dhe pompat e insulinës të jenë të qasshme për të gjithë ata që kanë nevojë.
Nuk ke nevojë të japësh donacion për të nënshkruar, vetëm shtoni emrin dhe mbiemrin, emailin dhe më pas verfikohuni përmes linkut në email dhe shpërndani këtë peticion.
***
ENGLISH:
Modern Diabetes Care Is a Human Right — Kosovo Must Act
Thousands of adults and hundreds of children in Kosovo are living with type 1 diabetes. They rely on daily insulin and frequent blood-glucose monitoring to stay safe. Type 1 diabetes is an autoimmune condition in which the body produces little or no insulin, requiring lifelong insulin therapy and round-the-clock vigilance.
Frequent finger-pricks, multiple daily injections and constant monitoring can make life exhausting and painful. For parents of children with type 1 diabetes, the ongoing fear of sudden health crises can affect every aspect of daily life, including their ability to work and care for their families.
Continuous Glucose Monitors (CGMs) and insulin pumps dramatically improve diabetes care. CGMs provide real-time glucose tracking, and pumps deliver insulin precisely and flexibly. Clinical studies show they improve glucose control and reduce the risk of severe hypoglycemia. Better long-term glucose control is also associated with lower risk of serious complications such as heart disease, kidney failure and nerve damage.
In Kosovo, these devices remain inaccessible to many who need them. They are not included in the List of Essential Medical Supplies, placing them financially out of reach for families already struggling with the daily costs of diabetes care.
This must change.
Many European countries have already integrated CGMs and insulin pumps into their public healthcare systems — especially for people with type 1 diabetes — recognizing their importance for safety, health and long-term outcomes. Kosovo should not fall behind.
I am joining Action for Mothers and Children and Tip1omël in calling on the Ministry of Health and all relevant authorities to add Continuous Glucose Monitors and insulin pumps to Kosovo’s List of Essential Medical Supplies.
Doing so would:
Improve diabetes care for thousands of Kosovars
Prevent costly medical complications
Reduce hospitalizations
Bring Kosovo’s healthcare system closer to European standards
Everyone with type 1 diabetes deserves the tools they need to live fully and safely. Sign this petition to urge Kosovo’s government to make CGMs and insulin pumps accessible to all who need them.
You don’t need to donate to sign, simply add your name, verify via the email link and share the petition.

1,250

Supporter Voices
Share this petition
Petition created on December 9, 2025