KUNDËR VENDIMIT TË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE (DATË 11.01.2021)
The Issue
PETICION KUNDËR VENDIMIT TË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE PËR VERIFIKIMIN ME TELEFON TË APLIKACIONEVE PËR VOTIM JASHTË VENDIT
Me datë 11.01.2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë një vendim Për Verifikimin e Aplikacioneve për Regjistrim Për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim të Votuesve Jashtë Kosovës. Pika III e këtij vendimi përcakton mënyrën e verifikimit të aplikuesve për regjistrim si votues jashtë Kosovës si vijon: KQZ-ja do të verifikoj procesin e aplikimit për regjistrim, duke i kontaktuar të gjithë aplikuesit përmes telefonit; Pika IV e këtij vendimi vijon: Nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij refuzohet.
Konsiderojmë që ky vendim i KQZ-së nuk është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht nenet 22, 45, 53, 55; Ligjin Nr. 03/L-073 Për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, Rregullat e KQZ-së që e përcaktojnë në mënyrë më të detajizuar procesin zgjedhor, Procedurën për Vlerësimin e Kritereve të Zotësisë Juridike për Fitimin e së Drejtës së Votës për Votimin Jashtë Kosovës dhe as instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirie të njeriut.
Gjykata Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut përcakton se kur shtetet ua mundësojnë të drejtat zgjedhore qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, atëherë ato duhet të sigurojnë zbatimin e këtyre të drejtave në mënyrë të plotë, përkundrazi bëjnë shkelje të nenit 3 të Protokollit Nr. 1 të KEDNj-së. Prandaj, përderisa ligjet e Republikës së Kosovës parashohin ushtrimin e të drejtave zgjedhore për shtetasit jashtë vendit, ligjet dhe aktet tjera normative që e rregullojnë procesin e votimit jashtë vendit do të duhet të sigurojnë zbatimin e këtyre të drejave në mënyrë të plotë, duke iu nënshtruar në veçanti kërkesave kushtetuese.
Qytetarët të cilët aplikojnë duke plotësuar formularin për aplikim të KQZ mund të mos jenë të qasshëm për kontakt përmes telefonit në momente të caktuara për shkaqe teknike që dalin jashtë përgjegjësisë së tyre. Rrjedhimisht, vendimi i KQZ-së (datë 11.01.2021), përkatësisht pika IV mund të krijojnë kushte të refuzimit të aplikacioneve për regjistrim për votim nga jashtë për arsye që nuk janë përgjegjësi e votuesit, duke shkaktuar shkelje të të drejtave zgjedhore të garantuara me nenin 45.
Nga kjo del fakti vendimtarë që ka të bëjë më pengesat teknike apo të çfarëdo natyre që nëse një qytetarë mund të jetë në orar të punës, në problem shendetësor apo në çfardo forme të caktuar të mos ketë qasje telefonike, atij do t’i mohohet respektivisht do të privohet nga e drejta e tij Kushtetuese për të zgjedhur. Kjo paraqet shkelje absolute dhe pamundësim që qytetarët e njejtë të bëjnë kthimin në gjendjen (kthimin e të drejtës) se më hershme sepse ata do të njifen me këtë mohim/pengim vetëm pasi të përfundojë procesi zgjedhor e që praktikisht del që pasoja e tillë është evidente që rezulton në humbjen e të drejtës për të zgjedhur. Kjo edhe në kundërshtim më Kodin Penal të Republikës së Kosovës neni 59 par 2.1 dhe neni 60, që si dënim mund të shqiptoj vetëm Gjykata dhe për me tepër paraqet edhe veper penale të përcaktuar nga kapitulli XVIII veprat penale kundër të drejtave të votimit neni 209 ,,Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar,, dhe Neni 215 ‘’Cenimi i fshehtësisë së votimit’’.
Në këtë mënyrë përmes mekanizimit të krijuar të “thirrjës telefonike” paraqitet një precendent i rrezikshëm për sigurinë juridike të qytetarëve, sepse në asnjë procedure administrative e as gjyqësore nuk mund të përdoret standardi i besueshmërisë e aq më pak provueshmërisë së fakteve përmes thirrjes telefonike të cënohet kjo e drejtë Kushtetuese mbi këtë bazë.
Prandaj, ju ftojmë ta nënshkruani këtë peticion përmes së cilit do të kërkohet ndryshimi i vendimit të KQZ-së (i datës 11.01.2021).
Organizatat mbështetese:
GERMIN (Kosovë)
ODA Hamburg e.V. (Gjermani)
Yjete e Kosovës e.V. Emmendingen (Gjermani)
Ansambli Pavarsia e.V. Stuttgart (Gjermani)
Dardania Bamberg (Gjermani)
Fondacioni BESA (Gjermani)
Fondacioni Global Shqiptar (ShBA)
BashkëRi (ShBA)
Pishtarët (Kosovë)
OJQ VISION 02 (Kosovë)
Qendra Kosovare për Studime te Sigurisë QKSS (Kosovë)
Organizata KA (Austri)
KosovaArs (Kosovë)
OJQ TOKA (Kosovë)
STIKK (Kosovë)
Shoqata Sali Çekaj Pfaffenhofen (Gjermani)
Shoqata Kosova e.V. Fellbach (Gjermani)
Shoqata Pavarësia e.V. Stuttgart (Gjermani)
Lobi Shqiptar në Botë, selia qëndërore Luzern (Zvicër)
Shoqata Skanderbeg Freiburg (Gjermani)
Qendra Kulturore Shqiptare e.V. Stuttgart (Gjermani)
Komuniteti Shqiptar Genf (Zvicër)
Shoqata Kosova Fulda (Gjermani)
OJQ ZANA (Kosovë)
Shoqata Uniteti i Diaspores Shqiptare e.V. Waiblingen (Gjermani)
Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermani e.V. Düsseldorf (Gjermani)
Qendra Kulturore Shqiptare e.V. Heilbronn (Gjermani)
Oganizata për rritjen e cilësisë në arsim - ORCA (Kosovë)
Fondacioni Kosovar për Ndërmarrësi Sociale (Kosovë)
Shoqata e Gruas Kuq e Zi Villach (Austri)
Shoqata Shqiponja e.V. Schwäbisch Hall (Gjermani)
Shoqata Sportive 28 Nentori Kirchdorf an der Krems (Austri)
Shoqata ILIRIA e.V. Friedrichshafen (Gjermania)
Albanischer Fußball Club e.V. AFC Rinia Singen (Gjermani)
Organizata KONSUMATORI (Kosovë)
Klubi Alpin Prishtina (Kosovë)
Shoqata Abeja Friesing (Gjermani)
Shoqata Rrufeja e.V. Moosburg (Gjermani)
AEAUL - Association des Etudiants Albanais de l'Université de Lausanne (Zvicër)
AEAG - Association des Etudiants Albanais de Genève (Zvicër)
Albanian Student Association at the HSG (Zvicër)
Studenti - Albanischer Studierenden Verein Zürich (Zvicër)
Qendra për Kurajo Politike (CPC)
Rrjeti CSR Kosova (Kosovë)
AKV Bardhosh Gervalla Ludwigsburg (Gjermani)
DARDANIA e.V. Mannheim (Gjermani)
Shoqata Albabel Bruksel (Belgjik)
Shoqata Vatra Bruksel (Belgjik)
Shqiponjat e Bajernit - Egenfelden (Gjermani)
Biblioteka Popullore “Mark Krasniqi” Plsitingen (Gjermani)

The Decision Makers
Petition Updates
Share this petition
Petition created on January 12, 2021