Kërkojmë Urgjentisht t'ju Gjendet Strehim Përfundimtar dhe Dinjitoz Gruas së Moshuar Petrite Xhaferi dhe Vajzës së Saj Majlinda Xhaferi.

The Issue

Zoti Kryeministër, Zoti Ministër i Mirëqënies Sociale, Zoti Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Zoti Ministër i Drejtësisë, dhe Zoti Avokat i Popullit:

Në datën 20 shtator të këtij viti, një grua 76 vjeçare e sëmurë bashkë me vajzën e saj, janë nxjerrë me dhunë nga shteti nga banesa ku kanë jetuar dhe paguar qera për 60 vjet, dhe janë lënë të mbijetojnë në rrugë. Ky nuk është rasti i parë!

Në 6 tetor 2013 vdiq në Durrës Sofia Skëndo, 87 vjeç, e njohur për publikun shqiptar si "gruaja e moshuar që jetonte në rrugë." Në fakt, jetonte në një nga parqet e qytetit të Durrësit, mu perballë Bashkisë së Durrësit, përpara syve të qytetarëve, të pronarëve të firmave të ndërtimit, të klerit, dhe të NGO-ve. Ishte po shteti shqiptar ai që e nxorri nga shtëpia ku ajo kishte kaluar jetën e saj, per t’ja kthyer atë pronarit, duke "harruari" detyrimin e tij për t’ja kompensuar Zonjës Skëndo banesën e humbur. Sofia vdiq para syve te shtetit. Para syve tane. Duke na treguar se ne jetojmë në një shtet pa shtet, në një shtet ku shteti dhunon hallkat më të dobëta të tij, të moshuarit, njerëzit e sëmure, njerëzit pa punë e pa njohje, njerëzit që të vetmen ndihmë kanë shtetin.

Sot, Petrite dhe Majlinda Xhaferi, nënë e bijë, njëra prej tyre 76 vjeç, janë ekzaktësisht në situatën e Sofia Skëndos: ato ngrysen dhe gdhihen në rrugë, në mes të dimrit, sepse shteti ia ktheu banesën ku ato banonin prej 60 vjetësh pronarit, dhe i flaku ato, më 20 shtator 2013, në rrugë, duke përdorur forcën e policisë. Dhunë policie kundër një të moshuare të sëmurë 76 vjeçare!

Ne nuk duam të kemi të tjera viktima të shtetit. Ne kërkojmë një shtet social, që funksionon si një mekanizëm rregullues, si arbitër i drejtë midis të gjitha palëve. Ne kërkojmë që shteti, nëpërmjet isntitucioneve të tij, të bëjë atë për të cilën është betuar edhe para kushtetutës: Të garantojë diinjitetin e njeriut, të drejtat e tij; e këtu, edhe të drejtën e tij për t’u kompensuar kur banesa ku ata kanë jetuar i kthehet pronarit.

Zoti Kryeministër,

Zoti zëvendës Ministër,

Zoti Ministër i Drejtësisë,

Zoti Ministër i Mirëqënies Sociale,

Zoti Kryetar i Bashkisë së Tiranës,

Zoti Avokat i Popullit,

Ju kërkojmë të bëni detyrën tuaj, të kujdeseni për qytetarin! Kompesojuani këtyre dy qytetareve atë që u keni marrë. Ne kërkojmë që shteti të ndërhyjë e të ofrojë një zgjidhje të shpejtë dhe dinjitoze. Ndihmojini të jetojnë si njerëz, ndihmojini të vdesin si njerëz. Petrite Xhaferi mund te ishte nena juaj!

Victory
This petition made change with 736 supporters!

The Decision Makers

Erion Veliaj
Erion Veliaj
Minister i Mireqenjes
Responded
Të dashur miq, Së pari, dua t’ju falenderoj për mesazhin! Rasti i dy zonjave, Petrite dhe Majlinda Xhaferri, është prej disa ditësh në vëmendjen time, e po ndiqet nga afër nga Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, znj. Etleva Bisha, e cila çdo ditë, edhe sot, ka qenë pranë tyre për të gjetur një zgjidhje. Jetesa e tyre prej tre muajsh në kushtet e rrugës është një situatë e papranueshme, prandaj aktualisht po shohim mundësinë e gjetjes së një strehe dhe përkujdesje të menjëhershme, e njëkohësisht gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë, në bashkëpunim me autoritetet vendore. Drejtoresha Etleva Bisha ka diskutuar edhe sot me znj. Petrite dhe vajzën e saj, duke u ofruar përkujdesje të përkohshme nga Shërbimi Social Shtetëror. Fatkeqësisht, ky opsion, deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës, nuk u pranua prej tyre, pasi dy zonjat këmbëngulin dhe shohin si zgjidhje të vetme të situatës rikthimin në shtëpinë e tyre të mëparshme ose në një shtëpi tjetër. Por, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Shërbimi Social Shtetëror nuk kanë në administrim banesa sociale, pasi ato janë kompetencë dhe menaxhohen nga Bashkia e Tiranës. Të ndodhur përpara këtij fakti, komunikuam menjëherë me Bashkinë e Tiranës, me qëllim gjetjen e një zgjidhje përmes autoritetit vendor. Ndërkaq, presim një përgjigje edhe nga Ministria e Drejtësisë për kërkesën e znj. Petrite për verifikimin e pasurisë. Gjatë kësaj kohe, Drejtoresha e SHSSH, znj. Bisha, po e ndjek nga afër gjendjen e dy zonjave, si dhe do të ndjekë ditë pas dite situatën me autoritetet respektive për të zgjidhur problemin e tyre në mënyrë përfundimtare. Ne nuk mund t’i zhvendosim zonjat me dhunë, por ato do të jenë nën kujdesin tonë të përditshëm. Në ditët në vijim, ne do të vazhdojmë edhe presionin mbi Bashkinë e Tiranës për gjetjen e zgjidhjes nëpërmjet banesave sociale. Juaji, Erion Veliaj
Edi Rama, kryeministër
Edi Rama, kryeministër
Igli Totozani
Igli Totozani
Avokat i popullit
Niko Peleshi
Niko Peleshi
zv. kryeministër
Nasip Naço
Nasip Naço
Ministria e Drejtësisë

Petition Updates