Anton BreguAmsterdam, Netherlands
Jul 14, 2026

English below: 

---
Përditësim

Që nga publikimi i këtij peticioni, janë ndërmarrë një sërë hapash për të kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse.

Janë depozituar kërkesa për informacion pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, si edhe Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, për të mësuar nëse janë nisur hetime dhe çfarë masash janë ndërmarrë.

Inspektorati Shtetëror i Punës ka konfirmuar zyrtarisht se, pas publikimit të videos, ka kryer një inspektim në kantierin e ndërtimit në Pojan, Fier. Sipas përgjigjes së institucionit, procedura e inspektimit është ende në vijim dhe gjetjet paraprake nuk mund të bëhen publike deri në përfundimin e saj.

Rasti i është përcjellë gjithashtu Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), UNICEF-it, Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, organizatave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e fëmijëve dhe të drejtat e punës, si edhe anëtarëve të Parlamentit Evropian, duke u kërkuar të monitorojnë rastin dhe të inkurajojnë një hetim të pavarur dhe transparent.

Përditësime të tjera do të publikohen sapo të merren përgjigje të reja nga institucionet shqiptare dhe organizatat ndërkombëtare.

 ---

Update

Since this petition was published, a number of steps have been taken to seek transparency and accountability from the relevant authorities.

Freedom of Information requests have been submitted to the State Labour Inspectorate, the Albanian State Police, the Prosecutor's Office, the State Agency for Children's Rights and Protection, and the Child Protection Unit to determine whether investigations have been initiated and what measures have been taken.

The State Labour Inspectorate has officially confirmed that, following the publication of the video, it carried out an inspection at the construction site in Pojan, Fier. According to its response, the inspection procedure is still ongoing and the preliminary findings cannot yet be disclosed until the investigation is completed.

The case has also been brought to the attention of the International Labour Organization (ILO), UNICEF, the European Union Delegation to Albania, international child rights and labour organizations, and Members of the European Parliament, requesting that they monitor the case and encourage an independent and transparent investigation.

Further updates will be published as responses are received from Albanian authorities and international organizations.

Shperndaje/Share

Copy link
WhatsApp
Facebook
Nextdoor
Email
X