Kërkojmë të drejtën e votës për shtetasit shqiptar në diasporë
The Issue
Ne, komuniteti i shtetasve të Republikës së Shqipërisë në diasporë, me dëshirën e madhe për të vazhduar me kontributin tonë në zhvillimin e shtetit amë, duke patur parasysh numrin e lartë të shtetasve shqiptar të diasporës dhe rolin e rëndësishëm ekonomik e social-kulturor që kjo pjesë e popullsisë luan ne zhvillimin e vendit amë, të bindur se vota e diasporës është një domosdoshmëri për të angazhuar diasporën në zhvillimin e mëtejshëm të vendit amë, të bindur që përvoja e diasporës (kryesisht e përqendruar në vendet e Bashkimit Europjan) do të kishte ndikuar pozitivisht drejt integrimit të Shqipërise në Bashkimin Europian, duke patur parasysh se e drejta e votës është një e drejtë themelore që duhet mbrojtur me ligj në një shtet demokratik, duke patur parasysh të drejtën kundër diskriminimit në bazë të vendbanimit e garantuar me ligj:
Ju bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Shqipërisë e gjithë partive politike të Shqipërisë që të marrin masat përkatëse për një reformë ligjore me pikësynim dhënien e së drejtës së votës për shtetasit shqiptarë në diasporë si dhe për krijimin e mekanizmave të duhura operacionale për realizimin efektiv të mundësisë së votës nëpërmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta nga vendbanimi ku shqiptarët e diasporës banojnë e kanë rezidencë ligjore.
Ne propozojmë:
(1) Në plan të parë garantimin e të drejtës së votës për diasporën nga kuadri ligjor e kushtetues;
(2) Kjo e drejtë të mundësohet nëpërmes (i) votës elektronike, (ii) votimit me votë postare si dhe (iii) në formën klasike të votimit. Në qoftë se vota elektronike rezulton e pamundur, atëherë, propozojmë që e drejta e votës për diasporën të mundësohet de minimis nëpërmes (i) votimit me votë postare si dhe (ii) në formën klasike të votimit; dhe
(3) Krijimin e një rajoni elektoral shtesë për përfaqësimin e votës së komunitetit të diasporës. Në interes të një përfaqësimi sa më demokratik dhe me idenë për të siguruar një ndarje proporcionale po ashtu efektive nga ana operacionale, ne propozojmë që ky rajon shtesë (p.sh. “Rajoni 13”) të jetë i ndarë në gjashtë (6) distrikte të përfaqësuara secila me një anëtar në Kuvend sipas zonave të kategorizuara më poshtë:
· Distrikti 1 – Greqia;
· Distrikti 2 – Italia;
· Distrikti 3 – Mbretëria e Bashkuar, Republika e Irlandës dhe shtetet skandinave (Islanda, Suedia, Norvegjia e Danimarka);
· Distrikti 4 – Europa (përjashto zonat 1, 2 dhe 3);
· Distrikti 5 – Amerika veriore (ShBA dhe Kanada); dhe
· Distrikti 6 – Pjesa tjetër e botës (përjashto zonat 1, 2, 3, 4 dhe 5).
Lëshuar nga:
Rudina Suti
Elson Bajrakurtaj
Eduard Alia

The Decision Makers
Petition Updates
Share this petition
Petition created on 28 October 2015