Pezullojeni dhe Hetojeni Trupin Gjykues të Gjykatës Themelore në Gjilan

Pezullojeni dhe Hetojeni Trupin Gjykues të Gjykatës Themelore në Gjilan

1,744 have signed. Let’s get to 2,500!
Vudi Xhymshiti started this petition to Dr. Vjosa Osmani-Sadriu (Presidente e Republikës së Kosovës) and

“…e dëmtuara si femër e moshës 19 vjeçe në kohën kur ka ndodhur ngjarja lëndore me dëshirën e saj ka pranuar fillimisht që ditën kritike të udhëtoj me taksi me të akuzuarin e parë për në Gjilan, edhe pse e ka ditur se ai është i gjinisë mashkullore…” 

Kjo është ndër të tjera përmbajtja e një aktgjykimi të padrejtë, seksist e paragjykues i Gjykatës Themelore të Gjilanit kundrejt një viktime të dhunës seksuale dhe fizike.

E nderuara Presidente Dr. Vjosa Osmani-Sadriu,
I nderuar Kryeministër z. Albin Kurti,
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca,
E nderuar Ministre e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu,

Unë jam Vedat Xhymshiti, jam gazetar i pavarur, dhe me të lexuar një hulumtim nga platforma “Betimi në Drejtësi” jam shqetësuar tejmase me rezultatin e një aktgjykimi të Gjykatës Themelore të Gjilanit, të cilin e shoh si të padrejtë dhe të papranueshëm.

Prandaj, para së gjithash, dëshiroj t’ju ftoj për vëmendjen tuaj për të lexuar gjetjet në vegëzën e mëposhtme dhe dua t'ju bëj të vetëdijshëm se kjo situatë shqetësuese më bëri të ndjej nevojën për të thirrur opinionin publik dhe për t'u bashkuar me mua për të kërkuar një ndërhyrje të Republikës së Kosovës në këtë padrejtësi të tmerrshme ndaj viktimës së abuzimit seksual dhe fizik, e cila sipas mendimit tim, është abuzuar edhe një herë nga vetë institucioni që në fakt duhet t'i shërbejë drejtësisë dhe të mbrojë qytetarët e Republikës së Kosovës.

·  Betimi Per Drejtesi: https://betimiperdrejtesi.com/arsyetimi-seksist-i-vendimit-te-gjykates-se-gjilanit/

·  Emisioni i plotë: https://www.youtube.com/watch?v=KFj3JFEEH9I

Të nderuar përfaqësues të Republikës së Kosovës, nëse ndani të njëjtin shqetësim me ne, ju lutemi veproni për të respektuar qytetarët që janë themeli i këtij vendi.

  • Ne të nënshkruarit e këtij Peticioni, kërkojmë që Republika e Kosovës të intervenoj në këtë padrejtësi duke pezulluar në mënyrë të menjëhershme të gjithë ekipin përgjegjës të këtij akti të ulët, ç'njerëzor e të padrejtë.
  • Ne të nënshkruarit e këtij Peticioni, kërkojmë që i gjithë ekipi përgjegjës për sjelljen e këtij aktgjykimi duhet të hetohet dhe të ndiqet penalisht me rastin e gjetjes dhe mbledhjes së fakteve të sjelljes së këtij vendimi të gabuar qëllimisht dhe si të tillë të pa-pranueshëm.
  • Ne të nënshkruarit e këtij Peticioni, mendojmë se çdo minutë që ky ekip gjyqësor vazhdon punën në institucionet e drejtësisë, është një minutë më shumë mundësi për padrejtësi.
  • Ne të nënshkruarit e këtij Peticioni, mendojmë se këta individë përgjegjës për sjelljen e rezultatit të këtij aktgjykimi nuk duhet vetëm të shkarkohen, këta duhet të mbahen përgjegjës për të gjitha dëmet fizike dhe psikologjike të viktimës, si dhe për shkeljen e të drejtave dhe lirive njerëzore të garantuara me Kushtetutën e vendit.
  • Ne të nënshkruarit e këtij Peticioni, mendojmë se Republika e Kosovës duhet të sigurohet që të ofroj drejtësi për viktimën e dyfishtë të dhunuesve si dhe Trupit Gjykues të Gjykatës Themelore të Gjilanit.
  • Ne të nënshkruarit e këtij Peticioni, mendojmë se Republika e Kosovës duhet ta hetoj rastin dhe ri-gjykoj atë në tërësi dhe të sjellë një vendim të drejtë në shërbim të drejtësisë për viktimën e dhunuar në mënyrë të dyfishtë nga dhunuesit si dhe nga institucioni i drejtësisë, në këtë rast Gjykata Themelore në Gjilan.
  • Ne të nënshkruarit e këtij Peticioni, mendojmë se Republika e Kosovës përveç se të sjellë drejtësinë në vend, Republika duhet t'i ofroj shërbime mjekësore të shëndetit mendor, emocional e fizik ndaj viktimës së dhunuar të mënyrë të dyfishtë.
  • Ne të nënshkruarit e këtij Peticioni, mendojmë se Republika e Kosovës duhet t'i kompenzoj financiarisht dëmin e shkaktuar viktimës si pasojë e dështimit të ofrimit të institucioneve që duhet t'i shërbejnë qytetarit me drejtësi e jo dhunë të përhershme.
  • Ne të nënshkruarit e këtij Peticioni, mendojmë se Republika e Kosovës, duhet të sigurohet që të hetohen të gjitha aktgjykimet paraprake të këtyre individëve dhe të tilla në rastet e tjera të dhunës fizike ose seksuale ndaj të gjitha viktimave gjithandej vendit.

Padrejtësia dikund, është padrejtësi çdokund.

Sinqerisht,

Të nënshkruarit e këtij peticioni.

1,744 have signed. Let’s get to 2,500!