Të mbrohet privatësia e fëmijëve shqiptarë duke mbyllur databazën SMIP

The Issue

Nga Artur Shkurti

Drejtor i shkollës "Udha e shkronjave"

PETICION NË EMËR TË MËSUESVE DHE PRINDËRVE SHQIPTARË

TË NDËRPRITET MENJËHERË MBUSHJA E DATABAZËS SMIP ME TË DHËNAT PERSONALE TË FËMIJËVE SHQIPTARË 

Drejtuar Parlamentit të Shqipërisë
Qeverisë Shqiptare
Ministrisë së Arsimit 

Për dijeni Opinionit Publik 

English version of the petition

Praktika aktuale e mbushjes së databazës qendrore online qeveritare SMIP (Sistemi i Menaxhimit tе Informacionit Parauniversitar) provohet se bie në kundërshtim të hapur me nenet 66, 67 të Ligjit 69/2012 "Për arsimin parauniversitar" dhe me ligjin 9887 "Për mbrojtjen е të dhënave" personale. 

Duke i përmbledhur shkeljet, ato janë si vijon: 

a) eksporton të dhënat personale të fëmijëve jashtë institucionit arsimor dhe u jep akses personave që janë jashtë shkollës. Kjo ndalohet nga Ligji 69/2012, neni 67, pika 2 që thotë "Punonjësit e institucionit arsimor nuk kanë të drejtë t’u vënë në dispozicion të tjerëve, jashtë institucionit, të dhëna personale të një personi, duke treguar identitetin e tij, me përjashtim të rasteve kur personi paraqet kërkesën ose jep pëlqimin."

b) mbledh një numër shumë të madh të dhënash (nota, mungesa, sjellje, veprimtari jashtëshkollore e jashtëkurrikulare) që bëjnë të mundur identifikimin e personalitetit të fëmijës. Kjo nuk lejohet nga Direktiva 38 e Bashkimit Evropian që thotë shprehimisht: 

“Fëmijët meritojnë mbrojtje specifike në lidhje me të dhënat e tyre personale, pasi ata mund të jenë më pak të vetëdijshëm për rreziqet, pasojat dhe masat mbrojtëse në fjalë dhe të drejtat e tyre në lidhje me përpunimin e të dhënave personale. Një mbrojtje e tillë specifike duhet, në veçanti, të zbatohet për përdorimin e të dhënave personale të fëmijëve për qëllime të marketingut ose krijimit të profileve të personalitetit ose përdoruesve dhe mbledhjes së të dhënave personale në lidhje me fëmijët kur përdoren shërbimet e ofruara drejtpërdrejt për një fëmijë. Pëlqimi i mbajtësit të përgjegjësisë prindërore nuk duhet të jetë i nevojshëm në kontekstin e shërbimeve parandaluese ose këshilluese që i ofrohen drejtpërdrejt fëmijës.”

c) Prindërit nuk kanë dhënë pëlqimin me shkrim dhe ky është detyrim sipas ligjit 69/2012, neni 66, pika 2 dhe 4.

d) Provohet se Ministria e Arsimit shkel nenin 67, pika 3 të ligjit 69/2012 që thotë "3. Drejtuesi i institucionit arsimor u dërgon zyrtarisht institucioneve, që përcaktohen me udhëzim të ministrit, të dhëna personale pa identifikuar personat."

Praktikisht Ministria e Arsimit dhe e Sportit (dhe institucionet në varësi të saj) nuk janë duke i marrë këto të dhëna "me fshehje të identitetit" por po i marrin me 100% të të dhënave me identifikim të fëmijëve dhe kjo është tepër e rrezikshme për fatet e fëmijëve në të ardhmen, sigurinë, mbarëvajtjen, mirëqënien e familjeve shqiptare. 

dh) Me praktikën e saj Ministria e Arsimit detyron kolektivat e mësuesve, të drejtuesve dhe të shkollave që të shkelin masivisht (thuajse 100%, me përjashtim të shkollës "Udha e shkronjave") nenin 67, pika 5, të ligjit 69/2012, që thotë "5. Punonjësi i institucionit arsimor e ka të ndaluar të japë të dhëna për arritjet mësimore dhe sjelljen e një nxënësi të institucionit arsimor në mënyrë publike ose t’ia japë ato një personi të veçantë." 

Faktikisht mësuesit dhe shkollat po japin të dhëna për arritjen mësimore dhe sjelljen e nxënësit përmes përdorimint të domeinit SMIP, i cili për më shumë nuk figuron në asnjë dokumentacion  zyrtar, pra mësuesit po e përdorin pa patur një legalizim të këtij domeini në akte nënligjore. Qartësisht në rrezik të plotë të fëmijëve. 

Neni 67, pika 6 (e fundit) e ligjit 69/2012 "Për arsimin parauniveristar" e bën të qartë që të dhëna që dalin nga shkollat duhet të jenë të anonimizuara. Citojmë "6. Të dhënat personale të një grupi personash mund t’u vihen në dispozicion institucioneve të tjera për studime, vetëm pas miratimit me shkrim të drejtorit të institucionit arsimor, pa zbuluar identitetin e tyre. 

ç) praktika e ndërtuar nga Ministria e Arsimit që ndihmohet nga Zyrat Arsimore qartësisht fut në kurth shkollat dhe prindërit, 

- Provohet se VKM 742 datë 3.12.2021 “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të sistemit të menaxhimit të informacionit parauniversitar (SMIP) nuk ka asnjë detyrim për shkollat dhe mësuesit, por praktikisht shkollat dhe mësuesit po detyrohen të marrin në mënyrë të jashtëligjshme të dhëna. 

 - sepse nuk mbulon ligjërisht, pra nuk prodhon akte nënligjore që i japin justifikim punës në praktikë të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave. Duke munguar detyrimi ligjor, mësuesit dhe drejtuesit mbeten të zbuluar ndaj prindërve që do të kërkojnë dëmin para gjykatave shqiptare. 

- sepse i detyron prindërit, mësuesit dhe drejtuesit të regjistrohen në praktikën e paligjshme të mbledhjes së të dhënave duke u mohuar atyre dhënien ose marrjen e shërbimet e të tjera në përputhje me Ligjin 69/2012 apo me Urdhërin 31 i Ministrisë së Arsimit, datë 28.01.2020,  “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”. Kjo bie në kundërshtim me preambulën 43 të GDPR së Bashkimit Evropian që thotë se "pëlqimi duhet të jetë i lirë" dhe jo të përdoret autoriteti publik për ta marrë atë me detyrim, duke u mohuar shërbime të tjera. 

- Provohet se Urdhëri 589 i Ministrisë së Arsimit, datë 16 tetor 2023, “Për miratimin e rregullores për përdorimin e sistemit të menaxhimit të informacionit parauniversitar” nuk është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ndërkohë qarkullon në shkolla si Urdhër i Ministrisë. Nga ana tjetër, edhe ashtu si është i mungon pjesa urdhëruese dhe kjo është e qëllimshme që të zbulohen dhe kriminalizohen mësuesit dhe drejtuesit, të cilët detyrohen masivisht të shkelin ligjin 69/2012, "Për arsimin parauniveristar" nenet 66, 67 dhe ligjin 9887 "Për mbrojtjen e të dhënave personale". 

- Provohet se Ministria e ka turpëruar opinionin publik shqiptar, dhe në vend të bëjë detyrën kushtetutese të edukimit të popullsisë me të drejtat e liritë e njeriut, me demokracinë, dhe sigurinë, bën të kundërtën, shfrytëzon besimin e publikut ndaj shtetit, por edhe paditurinë e tyre duke i kapur "gafil" masivisht në mënyrë kombëtare dhe me pasojë të rëndë tek fëmijët shqiptarë. Është turpëruese për nivelin e shoqërisë sonë shqiptare që asnjë prind jurist, avokat, noter, prokuror, gjykatës nuk e ka ngritur këtë çështje para shkollave ku kanë fëmijët. Tek disa mund të jetë besim, tek disa mund të jetë indiferencë. 

Prindërit nuk kanë asnjë njoftim ligjor, dhe në bazë të nenit 66, pika 2, i ligjit 69/2012 duheshin njoftuar. Njoftimi është bërë duke i detyruar ta zbatojnë dhe jo duke i trainuar ligjërisht. Në këtë kuptim pëlqimi përmes të praktikuarit është marrë me detyrim praktik, që bie në kundërshtim me direktivën, preambulë 43 të Bashkimit Evropian (GDPR - Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave) që thotë: 

"Për të siguruar që pëlqimi jepet lirisht, pëlqimi nuk duhet të ofrojë një bazë ligjore të vlefshme për përpunimin e të dhënave personale në një rast specifik kur ka një çekuilibër të qartë midis subjektit të të dhënave dhe kontrolluesit, veçanërisht kur kontrolluesi është autoritet publik dhe prandaj nuk ka gjasa që pëlqimi të jetë dhënë lirisht në të gjitha rrethanat e asaj situate specifike. Pëlqimi supozohet se nuk jepet lirisht nëse nuk lejon dhënien e pëlqimit të veçantë për operacione të ndryshme të përpunimit të të dhënave personale, pavarësisht se është i përshtatshëm në rastin individual, ose nëse ekzekutimi i një kontrate, duke përfshirë ofrimin e një shërbimi, varet mbi pëlqimin pavarësisht se pëlqimi i tillë nuk është i nevojshëm për një kryerje të tillë.” 

Është e qartë se Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Arsimit janë në këtë rast në rolin e kontrolluesit me autoritet publik. 

Në përfundim, 
Në emër të mësuesve dhe drejtuesve shqiptarë, kërkojmë, 

nga Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Arsimit dhe e Sportit 

a) të ndërpritet menjëherë praktika e mbushjes së databazës SMIP. 

b) të konfiskohet nga organet e drejtësisë kjo databazë dhe të hetohet ku kanë shkuar të dhënat personale për fëmijët shqiptare duke marrë masat maksimale të mbrojtjes së tyre dhe më në fund të fshihen këto të dhëna. 

c) të rikthehet praktika e sigurtë e raportimit të vlerësimeve në regjistra fizikë dhe të lihen mësuesit shqiptarë të lirë të rivendosin besimin e dëmtuar të prindërve dhe të familjeve shqiptare. 

avatar of the starter
Udha e ShkronjavePetition Starter"Udha e shkronjave" është shkolla e parë private shqiptare (1997), organizatore e Olimpiadës Kombëtare (2000) dhe Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit (nga 2012).
This petition had 187 supporters

The Decision Makers

Ministria e Arsimit dhe e Sportit
Ministria e Arsimit dhe e Sportit

Petition Updates