Jepini nënshtetësinë shqiptare gazetares britanike Alice Taylor

Jepini nënshtetësinë shqiptare gazetares britanike Alice Taylor

0 have signed. Let’s get to 2,500!
At 2,500 signatures, this petition is more likely to get picked up by local news!
Kastriot Çipi started this petition to Zotit Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë

Shkëlqesi,

Siç është raportuar nga mediat, gazetares së mirënjohur britanike Alice Taylor, prej vitesh rezidente në Shqipëri, i është refuzuar pa asnjë arsye dhe sqarim, leja e qëndrimit, nga autoritetet shqiptare.

Alice Taylor, bashkëpunëtore e rregullt e portalit kritik ndaj Qeverisë, Exit.al dhe autore e blogut The Balkanista, u bë objekt i një fushate shpifjesh nga mediat proqeveritare, por edhe deputetë e ish-deputetë socialistë, pas intervistës së saj në televizionin Russia Today.

Me një arsyetim të llojit “Ç’deshe në makinën e ambasadës jugosllave”, Alice Taylor u akuzua deri edhe si agjente ruse, në vazhdën e fushatës mediatike të Qeverisë, që synon të përbaltë çdo zë kritik ndaj saj. Fushata nuk kurseu as partnerin e saj shqiptar, megjithëse ai ka një profil të ulët publik dhe nuk ka bërë deklarata publike kundër Qeverisë. Pas kësaj, erdhi reagimi “vigjilent” i organeve të punëve të brendshme: refuzimi i lejes së qëndrimit për “spiunen ruse”.

Ne, qytetarët shqiptarë, firmëtarë të këtij peticioni, e konsiderojmë këtë akt paprecedent të organeve të punëve të brendshme një turp kombëtar. Refuzimi i lejes së qëndrimit të një gazetareje të huaj është një akt që na rikthen në kohën e errët të diktaturës komuniste. Nëse shtojmë këtu faktin se gazetarja Alice Taylor është edhe shtatzënë dhe do të lindë së shpejti një fëmijë me baba shqiptar, refuzimi i lejes së qëndrimit bëhet një fyerje e rëndë e kulturës shqiptare të mikpritjes dhe një akt i pastër antishqiptar.

Në këto kushte, ne, qytetarët shqiptarë, firmëtarë të këtij peticioni, ju kërkojmë t’i jepni nënshtetësinë shqiptare gazetares Alice Taylor, për ta shlyer sa më parë dhe një herë e mirë këtë turp dhe për të na kthyer dinjitetin tonë si nënshtetas shqiptarë. Me këtë gjest, ju do t’i tregoni opinionit publik se shqiptarët nuk identifikohen sot me organet e punëve të brendshme dhe se vlerat morale në të cilat ne besojmë nuk mund të lëkunden aspak nga interesat kriminale të aleancës mafioze që, fatkeqësisht, sundon sot në shumicën e institucioneve të shtetit shqiptar.

E fundit, por jo për nga rëndësia, dhënia e nënshtetësisë shqiptare gazetares Alice Taylor, do të ishte njëherazi një ndjesë publike dhe shprehje e mirënjohjes e të gjithë shqiptarëve ndaj saj.

0 have signed. Let’s get to 2,500!
At 2,500 signatures, this petition is more likely to get picked up by local news!