KOMUNITETIT TË POETËVE DHE TË ARTISTËVE


Të dashur poetë dhe artistë shqiptarë,
Mbroni Poetin Kombëtar Naim Frashëri
Ju bëjmë të ditur se Karteli Politik 35-vjeçar po e përmbyll misionin e vet duke i nxjerrë rrënjët Kulturës
dhe Kombit Shqiptar, duke hedhur bazat e përçarjes kombëtare, fetare, krahinore, politike dhe shpopullimit!
Fshehtas verifikimit publik, me disa ligje e vendime qëllimisht të shtrira në kohë, në vite, për të mos rënë në sy, dëmtuan Poetin Kombëtar Naim Frashëri dhe Rilindjen Kombëtare. Kemi identifikuar si grup të sulmit:
sektin politik “rilindje” i Edi Ramës, “Klani Ortodoks-filogrek i Frashërit” i themeluar nga Thomas Frashëri, këshilltar i Edi Ramës, sot është Kancelar i Urdhërave dhe Medaljeve, Mirela Kumbaro etj. si edhe grupin PS-PD-LSI-Mundësi.
Synimi i tyre është të goditet Edukimi Kombëtar i shqiptarëve, Shqipëria të mbetet pa busull ideore dhe,
për pasojë, të fetarizohet shpejt dhe ligjin edukativ të mos mundet ta bëjë Sistemi Arsimor Laik Publik Kombëtar, por ta bëjnë klerikët, faltoret dhe tutorët e tyre të huaj që shpresojnë në rritjen e “biznesit fetar” që buron nga çoroditja edukative dhe nga boshllëku edukativ që krijon goditja e Naimit dhe e Rilindjes Kombëtare.
Poeti Kombëtar Naim Frashëri goditet sepse vepra e tij është Siguresa e Bashkimit, Vëllazërisë Kombëtare, që tejkalon përçarjen fetare, krahinore, klasore. Naim Frashëri realizoi më mirë, më gjerë, më thellë se kushdo Sintezën e Besimeve Fetare, dhe realizoi programin e edukimit të karakterit dhe të virtyteve të shqiptarit, themeloi Sistemin Arsimor Laik. Duke djegur Siguresën, Kombi Shqiptar do të jetë në gjendje rreziku të përhershëm.
Sintezën e Besimeve Fetare dhe Programin Kombëtar që hartoi Naim Frashëri mund ta mësojë vetëm një Faltore Shqiptare dhe ajo faltore quhet “Mësonjëtore shqipe” që duhet të mbrohet e zhvillohet nga Ministria e Arsimit, mirëpo janë Ministria e Arsimit dhe Ministria e Kulturës, ato që godasin fort Naim Frashërin. Një mosmirënjohje e vërtetë shtetërore, që vihet re edhe në trajtimin e të gjitha figurave të Rilindjes Kombëtare.
Institucionet Fetare qartësisht janë në financimin dhe tutelën e shteteve të huaja, që përmes faltoreve dhe shkollave të veta fetare, synojnë t’i bëjnë levë Shqipërisë dhe shqipëtarëve. Ato nuk tregojnë thuajse asnjë interes të mësojnë sintezën e besimeve fetare, bashkimin shqiptar, duke na treguar se u intereson më shumë përçarja që ushqen homogjenitetin, kompaktësinë sektare, riprodhimin fetar sesa bashkimin dhe vëllazërimin shqiptar.
Për bashkim kombëtar na servirin fotot e qokat fetare që i bëjnë njëri-tjetrin. Qartësisht “nën harmoni” kanë formuar një “kartel fetar” kundër Sistemit Arsimor Kombëtar Shqiptar. Mungesa e debatit “fetar” qartësisht tregon se janë marrë vesh. Kush po e pëson nga kjo marrëveshje fetare?!
Sistemi Arsimor Kombëtar Shqiptar. Shqipëria po shkon me shpejtësi marramendëse drejt tjetërsimit, varfërimit të frymëzimit kombëtar dhe humnerës së përçarjes fetare, të cilën e goditi Pashko Vasa, ideolog i Rilindjes me vargjet lapidare
“Të gjithë si vllazën n’një besë shtrëngoniu, e mos shikoni kisha e xhamia; Feja e shqiptarit është shqyptaria”
Referenca ligjore që të mund të verifikoni situatën:
Me ligj 93/2022 “Mbi dekoratat në Republikën e Shqipërisë” hoqën Urdhrin “Naim Frashëri” duke shpërfilluar cilësimin Poet Kombëtar për Naim Frashërin! Me ligj 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” dhe me VKM 146, 10 mars 2021 u mbyll “Mësonjëtorja e parë shqipe” Korçë.
Me ligjin 17/2024 “Për festat zyrtare” u dëmtua edhe mundësia që 7 marsi i “Mësonjëtores”, i Naim Frashërit të shpallej Festë Kombëtare. Caktuan qëllimisht festë zyrtare 22 nëntori (1908) me synimin për të fshehur goditjen e Naim Frashërit, të 7 marsit, të “Mësonjëtores”, të Rilindjes Kombëtare, të shkombëtarizimit e Korçës dhe për ta mërguar kombëtarizmin shqiptar jashtë kufijve shtetëror, në Manastir, jashtë Shqipërisë, ku “kombëtarizmi” do të tjetërsohet nga historianët e një aleance faltoresh që synojnë të përdorin fenë e pjesëmarrësve të Kongresit të Manastirit, për një narrativë fetare të kundërt me motivet kombëtare të rilindasve të brezit të dytë.