Ta rikthejmë Flamurin Dardan dhe Emrin Dardania për Kosovën!

Das Problem

Pasi kemi vëzhguar dhe ndjekur me vëmendje kombëtare ndryshimet në Kosovë, kam arritur në përfundimin se Flamuri dhe Emri i tanishëm nuk përkojnë me realitetin dhe identitetin tonë. Kjo çështje është më shumë se personale për ne, është një çështje kombëtare. Flamuri Dardan dhe Emri i Dardanisë janë simbole të thella të historisë sonë kombëtare.

Në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, u imponua flamuri i kaltër e verdhë me hartën e vendit në të. Megjithatë, ky flamur dhe Emri i Kosovës nuk pasqyrojnë të vërtetën e historisë së kombit tonë. Në vijim të këtij realiteti, ne kërkojmë që emri Dardania dhe Flamuri i Dardan të rikthehen si emër dhe flamur zyrtar të Kosovës.

Është e njohur gjerësisht që Dardania ka qenë një provincë e lashtë e Ilirisë, e cila ka përfshirë Kosovën e sotme dhe pjesën më të madhe të vendeve për rreth. Sipas studimeve të Institutit për Histori në Prishtinë, Dardania ka qenë një nga qendrat më të rëndësishme të Ilirisë, të cilit i përkasim si popull dhe si kulturë.

Ne nuk kërkojmë vetëm një ndryshim në emër ose flamur por kërkojmë një pasqyrim më të saktë dhe më të drejtë të historisë dhe identitetit tonë. Në këtë pikëpamje, ky do të ishte një ndryshim që do të pasqyrojë në mënyrë të duhur historinë tonë dhe identitetin tonë kombëtar.

Ta rikthejmë Flamurin Dardan dhe Emrin Dardania për Kosovën dhe kërkojmë që kjo çështje të trajtohet me respektin e duhur dhe me seriozitetin që meriton.

Prandaj, ne ju bëjmë thirrje që të nënshkruani këtë peticion për të rikthyer Flamurin Dardan dhe Emrin Dardania për Kosovën.

Pas mbledhjes se nënshkrimeve, Peticioni do të adresohet te organet kompetente të Republikës së Kosovës si dhe Kuvendit e Presidencës së Republikës.

Prishtinë, 07 Janar 2025

Me nderime, 

Këshilli inicues!

avatar of the starter
Bajram OsmaniPetitionsstarter*in

61

Neuigkeiten zur Petition

Diese Petition teilen

Petition am 6. Januar 2025 erstellt