Petition updateTë mbrohet privatësia e fëmijëve shqiptarë duke mbyllur databazën SMIP

Gati libri "Firma e prindit: Jo databazës SMIP" (Artur Shkurti)

Udha e ShkronjaveTirana, Albania
5 Mar 2024

Gati libri "Firma e prindit: Jo databazës SMIP"
Libri është shkruar nga Artur Shkurti, drejtor i shkollës "Udha e shkronjave". Përmban 200 faqe me analiza të bazës ligjore fiktive (VKM 742) dhe të ligjeve dhe akteve normative që shkelen nga kjo databazë, në veçanti shkelen nenet 66, 67 të ligjit 69/2012 "Për arsimin parauniveristar" dhe thuajse i gjithë ligji 9887 "Për mbrojtjen e të dhënave personale". Ndërkohë që Urdhëri 31, "Rregullorja e Institucioneve Arsimore" po përthihet në mënyrë të paligjshme nga Databaza SMIP:

Në analizë merret i gjithë sistemi arsimor në lidhje me këtë çështje dhe dëmeve që u vijnë fëmijëve dhe familjeve, si edhe vetë shoqërisë sonë. Gjithashtu pasqyrohen të gjitha veprimtaritë tona për të bërë të mundur që ky sistem të bjerë dhe shkollat të futen përsëri në shinat e ligjit.

Libri mund të shfrytëzohet si oponencë ndaj veprimeve të shkollave dhe të mësuesve për të ndaluar këtë praktikë të paligjshme dhe dëmprurëse për fëmijët.

Në rastin e një ballafaqimi ligjor në gjykatë në raportin prind-shkollë, libri është thuajse shterues i argumentave që do të përdorë prindi ndaj shkollës.

Nëse do të jeni të interesuar për librin na shkruani, një e-mail.

Copy link
WhatsApp
Facebook
Nextdoor
Email
X