Petition updateTë mbrohet privatësia e fëmijëve shqiptarë duke mbyllur databazën SMIP

VIDEO - SMIP SHKEL RËNDË PRIVATËSINË E FËMIJËVE SHQIPTARË DHE LIGJET 69/2012 DHE 9887

Udha e ShkronjaveTirana, Albania
Feb 12, 2024

VIDEO - Artur Shkurti - SMIP SHKEL RËNDË PRIVATËSINË E FËMIJËVE SHQIPTARË 

SMIP ËSHTË NJË DATABAZË E PALIGJSHME DHE QË SHKEL RËNDË PRIVATËSINË E FËMIJËVE SHQIPTARË

VKM 742 është bazë ligjore fiktive që i lë pa mbrojtje ligjore mësuesit dhe drejtuesit në praktikën masive të shkeljes së ligjit 69/2012 “Për arsimin parauniversitar” dhe të ligjit 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” duke plotësuar databazën qëndrore SMIP me të dhënave personale e shumë sensitive të fëmijëve shqiptarë (mosha 6-18 vjeç) me dëm të pallogaritshëm ndaj fëmijës, familjes, fisit dhe kombit shqiptar.
video (4 orë) merret në analizë VKM 742 që është qëllimisht një bazë fiktive dhe që fare nuk ka lidhje detyruese me çfarë shkollat po bëjnë sot. Ajo që po bëjnë shkollat është plotësisht e paligjshme. 

Brenda videos keni arsyetimin se pse puna që ka bërë e po bën drejtori dhe mësuesi është plotësisht e paligjshme dhe do të shërbejë për ngarkesa të jashtëzakonshme të shkollës në ballafaqim me prindërit që do të kërkojnë një dhe vetëm një gjë "Ku është baza ligjore e shkeljes së privatësisë së fëmijës". 

Copy link
WhatsApp
Facebook
Nextdoor
Email
X