Neuigkeit zur PetitionTë mbrohet privatësia e fëmijëve shqiptarë duke mbyllur databazën SMIP

Prindërit këshillohet të dorëzojnë në shkollë Kërkesën e ndalimit të SMIP për fëmijën e tij

Udha e ShkronjaveTirana, Albanien
09.02.2024

BAZA LIGJORE
LIGJ Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” (ndryshuar me ligjin nr.56/2015,datë 28.5.2015, nr. 48/2018, datë 23.7.2018, 44/2023, datë 15.6.2023). Botuar në Fletoren Zyrtare 87, (26. 07.2012). 

 


KREU XII - SHKELJET E KËRKESAVE LIGJORE NË FUSHËN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
Neni 66 - Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale
1. Mbrojtja dhe përpunimi i të dhënave personale të nxënësve dhe të punonjësve të sistemit arsimor bëhen në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.

Koment: Pra qënka i detyrueshëm për arsimin zbatimi i ligjit 9887.

2. Nxënësit janë të detyruar të japin të dhënat personale, sipas pikës 1 të këtij neni. Institucioni arsimor njofton paraprakisht personat për këtë detyrim ligjor.

Koment: Është e detyrueshme për shkolllën të njoftojë "paraprakisht" (pra më parë se të zbatohej SMIP)

3. Institucioni arsimor mbledh e përpunon të dhëna personale të personave dhe i vendos ato në dokumentet zyrtare, si dhe në dosjen vetjake të personit. Këto të dhëna personale përcaktohen me udhëzim të ministrit, pasi merret mendimi i Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Koment: Mungon udhëzimi i Ministrit. Urdhëri 589 që duhej ta luante këtë rol, nuk është botuar në Fletore Zyrtare. 

4. Pëlqimi për t’i përdorur të dhënat personale jepet nga vetë personi kur ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, përndryshe jepet nga prindërit e tij. Pëlqimi paraqitet me shkrim.

Koment: Ky përcaktim është thelbi i shkeljes së ligjit nga praktika e shkollave me databazën qëndrore SMIP. 

 


Neni 67 - Mbrojtja e të dhënave personale të nxënësve
1. Personi ka të drejtë të njihet me të dhënat e tij personale, që disponon institucioni arsimor përkatës.

Koment: Vetë kërkesat e prindit duhet të bazohen në këtë nen. 

2. Punonjësit e institucionit arsimor nuk kanë të drejtë t’u vënë në dispozicion të tjerëve, jashtëinstitucionit, të dhëna personale të një personi, duke treguar identitetin e tij, me përjashtim të rasteve kur personi paraqet kërkesën ose jep pëlqimin.

Koment: Shkeljet të rëndësishme janë pikërisht këtu. SMIP është një databazë qëndrore, pra jashtë shkollës. Çdo institucion tjetër që nuk është shkolla "konsiderohet institucion që është jashtë shkollës". Pra edhe Ministria është jashtë shkollës. Ngritja e një institucioni qëndror për marrien e të dhënave personale qartësisht e shkel këtë ligj. 

3. Drejtuesi i institucionit arsimor u dërgon zyrtarisht institucioneve, që përcaktohen me udhëzim të ministrit, të dhëna personale pa identifikuar personat.

Koment: Është e qartë se përmes SMIP, shumë institucione po marrin automatikisht të dhënat me identifikim pa i pyetur prindërit. Neni më sipër qartësisht thotë se "nuk duhen identifikuar personat" që ndjekin shkollën nga institucione jashtë saj. 

4. Rezultatet e nxënësve në provimet kombëtare dhe të dhënat e tyre për hyrjen në institucionet e shkollave të larta, si dhe rezultatet e mësuesve në provimet e kualifikimit nuk zbulojnë identitetin e personit.

Koment: Tashmë jo vetëm notat e provimeve shtetërore, por masivisht çdo notë kudo e për çdo gjë po eksportohet jashtë shkollës dhe jo e mbuluar, por e dukshme nga shumë intitucione. 

5. Punonjësi i institucionit arsimor e ka të ndaluar të japë të dhëna për arritjet mësimore dhe sjelljen e një nxënësi të institucionit arsimor në mënyrë publike ose t’ia japë ato një personi të veçantë.

Koment: Nëse persona të veçantë që janë jashtë shkollës, por që kanë funksion publik, por edhe privat e bëjnë këtë punë përmes SMIP, kjo kërkesë ligjore shkelet. 

6. Të dhënat personale të një grupi personash mund t’u vihen në dispozicion institucioneve të tjera për studime, vetëm pas miratimit me shkrim të drejtorit të institucionit arsimor, pa zbuluar identitetin e tyre. 

Koment: Fryma e ligjit duket qartë që identiteti nuk duhet zbuluar. 

 


PRINDI MUND TË SHOHË LIGJIN 9887 "PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE"

 LIGJ Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrotjen e të dhënave personale” (Ndryshuar me ligjin nr.48/2012, datë 26.4.2012; me ligjin nr.120/2014, datë 18.9.2014; me ligjin nr.78/2023, datë 21.9.2023).  Botuar në Fletoren Zyrtare 44, datë 25 mars 2008.  

Link kopieren
WhatsApp
Facebook
E-Mail
X