TË RIVENDOSET NË VENDIN E VET FLAMURI KOMBËTAR SHQIPTAR!

0 have signed. Let’s get to 1,000!


TË RIVENDOSET NË VENDIN E VET FLAMURI KOMBËTAR SHQIPTAR!

Të indinjuar nga akti i paprecedent i heqjes dhe poshtërimit të flamurit kombëtar shqiptar, kërkojmë nga organet përgjegjëse që të rivendoset flamuri në vendin ku ishte deri para datës 13 shkurt 2018, duke supozuar se gjithë ajo ngjarje e turpshme ishte vetëm një keqkuptim dhe jo një plan për të poshtëruar e fyer ndjenjat kombëtare të shqiptarëve të Kosovës e të atyre kudo në botë.
Qarqe të caktuara ka kohë që kanë nisur veprime të hapura antishqiptare duke ndërtuar një ligjërim i cili kundërvë, në mënyrë absurde, shtetin e Kosovës me përkatësinë kombëtare shqiptare. Ky ligjërim, në mënyrë krejtësisht të pakuptimtë, përpiqet të krijojë një bindje kinse identiteti shtetëror i Kosovës u ndërtuaka mbi mohimin e përkatësisë kombëtare shqiptare! Duke i vënë në pozita të kundërta interesat e shtetit të Kosovës dhe interesat kombëtare shqiptare, qarqe të këtilla tregojnë paradoksalitetin e këtij qëndrimi, sepse krejt ajo që quhet sot Kosovë, liria e saj, vlerat demokratike të saj, janë ndërtuar në sajë të përpjekjeve, flijimeve dhe punës së shqiptarëve të Kosovës e më gjerë, për një shekull e më shumë.
Vetë ekzistenca e sotme e shtetit të Kosovës mbahet mbi supet e shqiptarëve të Kosovës, të cilët përbëjnë rreth 90 për qind të popullsisë së saj.
Natyrisht, duke krijuar këto vlera, shqiptarët e Kosovës nuk duan që pjesëtarë të kombeve të tjera në Kosovë të ndihen të diskriminuar apo qytetarë të rendit të dytë. Përkundrazi, duke qenë vetë të shtypur e pa të drejta qytetare nga perandori, mbretëri e regjime të ndryshme për shekuj me radhë, shqiptarët e Kosovës e dinë shumë mirë vlerën e lirisë, të demokracisë e të barazisë.
Flamuri kombëtar shqiptar, i cili për vite të tëra valoi në atë vend nuk paraqet, as nuk mund të paraqesë as cenim, as kërcënim për asnjë banor të Kosovës. Përkundrazi, duke ua garantuar me ligj përdorimin e simboleve kombëtare, përdorimin e gjuhëve kombëtare për pjesëtarët e kombeve të tjera që jetojnë në Kosovë, shqiptarët kanë dëshmuar se dinë të respektojnë jo vetëm lirinë e tyre, por edhe lirinë e të tjerëve.
Kjo nuk nënkupton që shqiptarët e Kosovës do të pranojnë në çfarëdo mënyre t'u cenohet e drejta e përdorimit të simboleve të tyre kombëtare. Dhe heqja e flamurit ishte një veprim i paimagjinueshëm, në kohën kur përdorimi i flamujve për pjesëtarët e kombeve të tjera që jetojnë në Kosovë u garantohet kjo e drejtë.
Ky peticion në asnjë mënyrë nuk është kundër vendosjes së një flamuri shtetëror të Kosovës, i cili duhet të valojë dhe të simbolizojë shtetin e Kosovës. Por, ajo që nuk u desh të bëhej, ajo me të cilën nuk mund të pajtohemi asnjëherë, është që ai flamur shtetëror i Kosovës të duket sikur i kundërvihet flamurit kombëtar shqiptar.
Prandaj, ne, nënshkruesit e këtij peticioni kërkojmë që flamuri kombëtar shqiptar të vihet në vendin e vet, aty ku ishte, ndërsa flamuri shtetëror i Kosovës të vihet përkrah, në një shtyllë tjetër, apo në një vend tjetër. Po ashtu, u bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të tregojnë urtësi e largpamësi shtetndërtuese në trajtimin e simboleve kombëtare.



Today: qendrim is counting on you

qendrim krasniqi needs your help with “Qeveria e Kosoves : TË RIVENDOSET NË VENDIN E VET FLAMURI KOMBËTAR SHQIPTAR!”. Join qendrim and 792 supporters today.