DUAM GJELBERIM! NUK DUAM KULLA!

0 have signed. Let’s get to 5,000!


Lajmi se Bashkia po prish Kendin e Lojrave 7-Xhuxhat per te ndertuar aty nje parkim dhe për të rimodeluar këndin e vjetër është jo i plotë dhe qëllimisht i manipuluar nga Bashkia e Tiranës.

Lajmi i vërtetë është se parkimi dhe lulishtja që do të ndëtohen me lekët tona do t'i shërbejnë kullës mbi 30 katëshe që do të ndërtohet aty dhe që Bashkia po e mban të fshehtë për të mos nxitur një reagim të organizuar qytetar.

Ky projekt u miratua në heshtje dhe fshehtësi të plotë nga Këshilli Kombëtar i Territorit më 14 prill 2017. Sipas vendimit të publikuar në media, kulla e quajtur Downtown Albania do të jetë ndërtesa më e lartë në Shqipëri.

Sikurse përshkruhet në vendim:

"Lartësia e kullës arrin 133,8 m dhe do spikasë në siluetin e qytetit. Kati perdhe përbëhet prej hapesirës komerciale dhe hyrjeve të veçuara për zyrat dhe banimin. Zyrat do të kenë hyrje të shoqeruar me holl pritës nga Bulevardi “Bajram Curri”. Banesat do të kenë hyrje të shoqëruar me holl pritës nga ana veri-lindore e objektit. Kulla do të ketë funksione të ndara në vertikalitet i quajtur ndryshe “Burger”

Parkimi do të jetë nëntokësor dhe me akses nga Bulevardi Bajram Curri, i cili do të mbulojë rreth 394 vende parkimi."

 

I gjithë projekti është hartuar dhe miratuar në mënyrë klienteliste dhe pa asnjë transparencë. Mbi të gjithë, për projektin nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike, sikurse e kërkojnë një sërë ligjesh të vendit dhe Konventa Aarhus ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Informimi dhe pjesëmarrja e publikut në vendim-marrje është detyrim që buron edhe nga Ligji për Qeverisjen vendore, i cili përcakton në nenin 16 se:

Organet e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes.

Duke patur parasysh historinë e Bashkisë, që ka shkatërruar hapsirat gjelbëruese të qytetit për të bërë vend për kulla, kërkojmë:

- anullimin e projektit për ndërtimin e kullës dhe parkingut;

- riktihimin e gjithë sipërfaqjes në shërbim të qytetarëve;

- rivendosjen e parkut të lojrave "7 - Xhuxhat";

- rigjelbërimin dhe pyllëzimin e gjithë hapsirës;

- hetim të gjithë palëve të përfshira në miratimin e paligjshëm të lejes si dhe mbajtjen në errësirë të qytetarëve për këtë projekt

- cdo projekt i ngjashem t'i nenshtrohet konsultimit me qytetaret dhe transparences, sic e kerkon ligji..



Today: Rezarta is counting on you

Rezarta Caushaj needs your help with “Prokuroria: HETIM PER KULLAT”. Join Rezarta and 2,630 supporters today.