Peticion për bashkimin e Aleancës për Shqiptarët

The Issue
Në këtë kohë të brishtë politike, bashkimi i Aleanca për Shqiptarët është më i rëndësishëm se kurrë.
Si aktivist të kahershëm të kësaj force politike, të përkushtuar ndaj idealeve të demokracisë, përfaqësimit të drejtë dhe dinjitetit qytetar, shprehim shqetësimin tonë të thellë për ndasitë aktuale brenda strukturave të saj.
Ne besojmë se është momenti i fundit që Ziadin Sela dhe Arben Taravari të kapërcejnë veten dhe të dëshmojnë se Aleanca është më shumë se një organizim partiak, ajo është një ide, një përgjegjësi dhe një amanet ndaj qytetarëve shqiptarë.
Gabimet janë pjesë e jetës. Vendimet e vështira dhe parashikimet e gabuara ndodhin. Por madhështia e vërtetë qëndron në aftësinë për të reflektuar, për të korrigjuar dhe për të ecur përpara me përgjegjësi. Sot është momenti që të tregohet se forca e vërtetë buron nga uniteti dhe bashkëpunimi.
Po ashtu, është koha të bëhet dallimi mes atyre që e ndërtuan me përkushtim këtë subjekt dhe atyre që rastësisht u gjendën në pozita, pa lënë gjurmë tjetër përveç përçarjes. Historia politike i mban mend ata që bashkojnë, jo ata që ndajnë.
Ne kemi potencialin të jemi një forcë e madhe ndryshimi për shoqërinë tonë. Përballë sfidave ekonomike, sociale dhe etnike, vetëm një Aleancë e bashkuar mund të rikthejë besimin dhe të realizojë aspiratat tona të përbashkëta.
Prandaj apelojmë që drejtuesit tanë të reflektojnë mbi këtë moment historik dhe të tregojnë gatishmëri për të rikthyer unitetin dhe besimin.
Të dashur qytetarë, bashkëpartiakë, aktivistë dhe përkrahës, mbështetja juaj sot është vendimtare. Me nënshkrimin tuaj, ne dërgojmë një mesazh të qartë: uniteti është mbi çdo ambicie personale.
Firmosni këtë peticion dhe le të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të fortë për Aleancën për Shqiptarët dhe për të gjithë ne.

100

Petition Updates
Share this petition
Petition created on March 3, 2026