Peticion kombëtar për mbrojtjen e bimëve dhe njohjen e Ekocidit në Kosovë

The Issue
Thirrje urgjente për veprim institucional dhe përgjegjësi publike
Drejtuar institucioneve të Republikës së Kosovës
I. Deklaratë publike
Ne, organizatat e shoqërisë civile, profesionistët, aktivistët dhe qytetarët e nënshkruar më poshtë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për prerjen sistematike, të pakontrolluar dhe shpeshherë të paarsyetuar të bimëve në hapësirat urbane dhe rurale në Republikën e Kosovës.
Ky fenomen përbën rrezik serioz për:
- Shëndetin publik;
- Biodiversitetin dhe ekosistemet natyrore;
- Stabilitetin klimatik lokal;
- Cilësinë e jetesës dhe mirëqenien sociale;
- Sigurinë mjedisore të brezave të ardhshëm.
Bimët dhe hapësirat e gjelbra përbëjnë infrastrukturë jetike ekologjike, të cilat: reduktojnë ndotjen e ajrit, ulin temperaturat urbane dhe efektin e “ishullit të nxehtësisë”, parandalojnë erozionin dhe përmbytjet, mbrojnë biodiversitetin dhe përmirësojnë shëndetin fizik dhe mendor të qytetarëve.
Prerja e tyre pa analizë ekologjike, pa konsultim publik dhe pa kompensim adekuat përbën dëm të pakthyeshëm ndaj interesit publik.
II. Kërkesat tona
1. Kriminalizimi i prerjes së paligjshme të bimëve
Ne, të poshtëshënuarit kërkojmë:
- Forcimin e dispozitave penale për prerjen e paligjshme të bimëve;
- Vendosjen e dënimeve të rrepta për individë, kompani dhe institucione përgjegjëse;
- Transparencë të plotë publike për çdo vendim administrativ që përfshin tkurrjen e gjelbërimit;
- Regjistër publik për prerjet dhe zëvendësimet e bimëve në nivel komunal dhe qendror.
2. Rishikimi dhe përforcimi i legjislacionit mjedisor
- Rishikimin urgjent të ligjeve dhe rregulloreve për mbrojtjen e hapësirave të gjelbra;
- Krijimin e standardeve të detyrueshme për ruajtjen dhe zëvendësimin e bimëve;
- Integrimin e kritereve ekologjike të detyrueshme në çdo projekt ndërtimor dhe urban;
- Vendosjen e objektivave minimale për hapësira të gjelbra për kokë banori, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
3. Përfshirja e EKOCIDIT si kategori ligjore
Ndonëse Kapitulli XXVII i Kodit Penal të Kosovës (Kodi Nr. 06/L-074) parasheh vepra penale kundër mjedisit (si Neni 338 për ndotjen dhe degradimin e mjedisit, apo Neni 348 për shkretërimin e pyjeve), korniza aktuale i trajton këto kryesisht si dëme të fragmentuara. Ato shpesh kushtëzohen me pragje të ulëta financiare dhe kanë dënime maksimale që nuk reflektojnë natyrën e pakthyeshme të shkatërrimit masiv, institucional dhe sistematik.
Prandaj, kërkojmë:
- Ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal: Përfshirjen e "Ekocidit" si nen të veçantë dhe si vepër penale të nivelit të lartë, duke e përkufizuar atë në përputhje me standardet ndërkombëtare si: "veprime të paligjshme ose të shkujdesura, të kryera me vetëdije se ekziston një gjasë reale për dëme të rënda, të gjera ose afatgjata në mjedis."
- Ashpërsimin e sanksioneve dhe përgjegjësisë: Kalimin nga gjobat dhe dënimet e ulëta (që aktualisht variojnë nga gjoba deri në maksimum 5 ose 8 vjet për raste ekstreme) në sanksione proporcionale me shkatërrimin e ekosistemeve. Kjo duhet të përfshijë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë penale për vendimmarrësit, zyrtarët publikë dhe korporatat që miratojnë, lejojnë ose shkaktojnë këtë degradim.
- Harmonizimin e legjislacionit me Acquis të BE-së: Përafrimin e kornizës sonë ligjore me Direktivën e rishikuar të Bashkimit Evropian për Krimet Mjedisore dhe rezolutat e Parlamentit Evropian, duke e trajtuar Ekocidin me seriozitetin e krimeve kundër njerëzimit.
4. Angazhimi i komunave për mbrojtjen e gjelbërimit
Kërkojmë nga të gjitha komunat:
- Nënshkrimin e një marrëveshjeje të përbashkët për mbrojtjen e bimëve;
- Integrimin e mbrojtjes së gjelbërimit në strategjitë urbane dhe planet zhvillimore;
- Ndalimin e prerjeve pa analizë ekologjike profesionale dhe konsultim publik;
- Vendosjen e objektivave të matshme dhe të monitorueshme për zgjerimin e hapësirave të gjelbra.
III. Pse kjo është urgjente
Sepse Kosova po përballet me: urbanizim të pakontrolluar; reduktim drastik të hapësirave të gjelbra; rritje të temperaturave urbane; përkeqësim të cilësisë së ajrit dhe rrezikim të drejtpërdrejtë të shëndetit publik.
Mungesa e ndërhyrjes institucionale do të prodhojë pasoja afatgjata, ekonomike, sociale dhe mjedisore.
IV. Thirrje për veprim institucional
I bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin masa të menjëhershme për:
- Mbrojtjen ligjore të bimëve;
- Ndalimin e shkatërrimit të ekosistemeve;
- Adaptimin e standardeve moderne mjedisore;
- Vendosjen e drejtësisë ekologjike si parim themelor i qeverisjes.
V. Thirrje për solidaritet qytetar
I ftojmë qytetarët, profesionistët, aktivistët, akademikët dhe organizatat që t’i bashkohen kësaj nisme për të mbrojtur të drejtën tonë themelore për një mjedis të shëndetshëm.
Mbrojtja e bimëve është mbrojtje e jetës.
Mbrojtja e natyrës është mbrojtje e së ardhmes.

235

Supporter Voices
Petition Updates
Share this petition
Petition created on March 2, 2026