Kundër dhunës - në mbrojtje të institucioneve të Republikës së Kosovës
The Issue
Përmes këtij peticioni shprehim kundërshtimin tonë me përdorimin e dhunës si mjet politik, të cilën e kemi dëshmuar të ndodh ditëve të fundit në Kosovë. Përveç kësaj, përmes këtij peticioni shprehim kundërshtimin tonë me dhunën e ushtruar drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe veprimet e tjera që synojnë denigrimin dhe linçimin e personaliteteve politike dhe zyrtarëve të shtetit.
Demokracia nuk do të kishte kuptim pa kundërthënie dhe mos-pajtim, sepse vetëm në vende jo-demokratike kemi homogjenitet të imponuar politik në shoqëri, mirëpo besojmë se ka hapësirë që brenda procedurave demokratike të shprehet vullneti politik pro ose kundër një çështje.
Veprimet për kundërshtimin e një politike ose vendimi, janë të arsyeshme kur janë brenda procedurës demokratike dhe deri në masën kur nuk e cenojmë integritetin e shtetit. Mentaliteti “Ose me ne ose kundër nesh” është në thelb një qasje anti-demokratike që cenon edhe të drejtat bazike njerëzore.
Bëjmë thirrje opozitës të ndërprej veprimet e dhunshme dhe të lejojnë funksionimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sepse janë institucionet e qytetarëve të këtij shteti, dhe nuk janë pronë as e pozitës dhe as e opozitës.
Ne, si qytetar presim që në Kuvend të shohim debat të mirëfilltë dhe diskutim të hapur për problemet tona, dhe të shohim përkushtim për zgjidhjen e tyre. Ndërkohë nuk presim që në Kuvendin e Republikës të shohim skena dhunë.
Mbështesim parimin e dialogut si mjeti kryesor për zgjidhjen e çfarëdo mospajtim politik midis opozitës dhe pozitës
Petition Closed

The Decision Makers
Petition Updates
Share this petition
Petition created on October 21, 2015