Ndalni plumbat e gomës. Stop rubber bullets on protesters.
Das Anliegen
Pavarësisht bindjeve politike, askush nuk duhet të humbasë një sy në një protestë.
Që nga 17 tetori 2026, policia ka përdorur plumba gome gjatë protestave në Tiranë. Gazetarë të agjencive ndërkombëtare dhe vullnetarë të ndihmës së parë kanë raportuar plagë në kokë, sy, qafë dhe këmbë. Më 24 tetor, një i ri 28-vjeçar u godit në sy dhe iu nënshtrua operacioneve urgjente. Policia ka nisur hetime dhe ka pezulluar një efektiv. Rastet e tjera po dokumentohen.
Ligji shqiptar i lejon këto mjete vetëm në raste ekstreme. Standardet e OKB-së janë të qarta: plumbat e gomës nuk drejtohen kurrë në kokë apo fytyrë dhe nuk qëllohen në turmë.
Ne nuk kërkojmë që dhuna të mbetet pa përgjigje, nga kushdo qoftë. Kërkojmë që forca e shtetit të jetë e ligjshme, e domosdoshme dhe proporcionale. Prandaj kërkojmë:
- Pezullim të menjëhershëm të përdorimit të plumbave të gomës në menaxhimin e tubimeve, deri në një rishikim të pavarur të rregullave.
- Hetim të pavarur, të shpejtë dhe publik për çdo plagosje: kush urdhëroi, kush qëlloi dhe nga ç’distancë.
- Transparencë: publikimin e rregullave të përdorimit të forcës, të numrit të predhave të qëlluara dhe të numrit të të plagosurve, në përputhje me Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
- Numër identifikimi të dukshëm për çdo efektiv që shërben në tubime publike.
- Mbështetje mjekësore dhe ligjore falas për çdo të plagosur.
Baza ligjore
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 47: e drejta për tubim paqësor.
Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, neni 11: liria e tubimit.
Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (i ndryshuar me ligjin nr. 78/2023):
- neni 1 – nxitja e “integritetit, të transparencës e të përgjegjshmërisë së autoriteteve publike”;
- neni 15 – afati prej 10 ditësh pune për t’iu përgjigjur kërkesave për informacion;
- neni 24 – e drejta e ankimit te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
- Udhëzimet e OKB-së për armët më pak vdekjeprurëse në zbatimin e ligjit (OHCHR, 2020).
Nëse ju ose dikush që njihni është plagosur, dokumentoni rastin (foto mjekësore, datë, vend) dhe raportojeni te Avokati i Popullit ose te Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Ky peticion u nis nga Fora Civic, platformë e pavarur dhe jopartiake. Do t’ua dorëzojmë zyrtarisht institucioneve dhe do ta publikojmë përgjigjen e tyre. Burimet dhe tekstet e plota të ligjeve: foracivic.org/focus/plumbat-e-gomes
English
Whatever your politics, no one should lose an eye at a protest.
Since 17 October 2026, police in Tirana have used rubber bullets during protests. International news agencies and first-aid volunteers have reported injuries to the head, eyes, neck and legs. On 24 October, a 28-year-old was hit in the eye and underwent emergency surgery. Police have opened an investigation and suspended one officer. Further cases are being documented.
Albanian law permits these weapons only in extreme cases. UN guidance is clear: rubber bullets must never be aimed at the head or face, or fired into crowds.
We do not ask that violence, from anyone, go unanswered. We ask that the force of the state be lawful, necessary and proportionate. We call for:
- An immediate suspension of rubber bullets in crowd control, pending an independent review.
- A prompt, independent and public investigation into every injury: who gave the order, who fired, and from what distance.
- Transparency: publication of the rules on use of force, the number of rounds fired and the number of people injured, as required by Law No. 119/2014 “On the Right to Information”.
- Visible ID numbers on every officer policing public assemblies.
- Free medical and legal support for everyone injured.
Legal basis
- Constitution of the Republic of Albania, Article 47: the right to peaceful assembly.
European Convention on Human Rights, Article 11: freedom of assembly.
Law No. 119/2014 “On the Right to Information” (amended by Law No. 78/2023): - Article 1 – promoting “the integrity, transparency and accountability of public authorities”;
Article 15 – a 10-working-day deadline to answer requests for information;
Article 24 – the right to complain to the Commissioner for the Right to Information and Personal Data Protection. - UN Human Rights Guidance on Less-Lethal Weapons in Law Enforcement (OHCHR, 2020).
If you or someone you know has been injured, document it (medical photos, date, place) and report it to Albania’s Ombudsman (Avokati i Popullit) or the Albanian Helsinki Committee.
This petition was started by Fora Civic, an independent, non-partisan platform. We will formally deliver it to the institutions named above and publish their response. Sources and full legal texts: foracivic.org/focus/plumbat-e-gomes

354

Kommentare von Unterstützer*innen
Updates zur Petition
Diese Petition teilen
Petition am 27. Oktober 2026 erstellt