Ndalimi i fishekzjarreve në orë të vona në zonat rezidenciale

The Issue
Çdo natë, në lagje të ndryshme të Tiranës, në mesnatë hidhen fishekzjarre për ditëlindje apo festa private.
Për disa minuta argëtim, shumë prej nesh përjetojnë:
- fëmijë që zgjohen të trembur nga gjumi
- persona që vuajnë nga ankthi apo probleme shëndetësore dhe shqetësohen seriozisht
- të moshuar që stresohen nga zhurma
- kafshë shtëpiake që tremben, dridhen dhe futen në ankth
Ky nuk është më një rast i rrallë, po ndodh çdo natë!
Nuk jemi kundër festave.
Jemi kundër zhurmës së pakontrolluar në orë të vona, në zona banimi.
Firmos këtë peticion për:
- ndalimin e fishekzjarreve pas orës 22:00
- përdorim vetëm me leje dhe në kushte të kontrolluara
- masa dhe gjoba për shkelësit
Pas mbledhjes së firmave, peticioni do t’i dorëzohet zyrtarisht Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve përkatëse, duke kërkuar ndërmarrjen e masave konkrete dhe ndryshime në rregulloret lokale për të adresuar këtë problem.
Nëse edhe ty të ka shqetësuar kjo situatë, të lutem firmos dhe shpërndaje këtë peticion.
Sa më shumë zëra, aq më shumë mundësi për ndryshim.
Le ta bëjmë Tiranën një qytet më të qetë për të gjithë.
36

Share this petition
Petition created on March 27, 2026