Murat Jashari për President!

Aktuelle Unterzeichner*innen:
Remzi Zejnulai und 19 andere Personen haben kürzlich unterschrieben.

Das Problem

PETICION
Thirrje qytetare për përgjegjësi, dinjitet dhe përfaqësim në zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës 

Drejtuar: Kuvendit të Republikës së Kosovës
Drejtuar: Prof. Murat Jasharit

Ne, qytetarët nënshkrues, kërkojmë që në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës të merret seriozisht në konsideratë kandidatura e Prof. Murat Jasharit.

I drejtohemi Prof. Murat Jasharit:
Të reflektojë mbi këtë mbështetje qytetare si një përgjegjësi dhe besim publik, dhe të jetë i gatshëm të kontribuojë nëse kjo kërkesë merr formë institucionale.

I drejtohemi Kuvendit të Republikës së Kosovës:
Të dëgjojë zërin e qytetarëve si thirrje për përgjegjësi e angazhim,
Të sigurojë që zgjedhja e Presidentit të jetë në përputhje me pritjet dhe dinjitetin e qytetarëve të Republikës.

Në momente kyçe për shtetin tonë, kur funksionaliteti i institucioneve kërkon veprim, por edhe kuptim, dinjitet dhe përfaqësim të vërtetë, zëri i qytetarëve bëhet themelor.

Ky peticion është thirrje qytetare për një proces që reflekton vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë dhe sakrificën mbi të cilën qëndron liria jonë.

Ne, nënshkruesit e këtij peticioni, duke e konsideruar rëndësinë e jashtëzakonshme të institucionit të Presidencës si simbol të unitetit dhe i vazhdimësisë shtetërore, shprehim kërkesën tonë që kandidatura e Prof. Murat Jasharit të merret në konsideratë me seriozitetin që kërkon ky moment.

Kjo është një kërkesë që Presidenca të qëndrojë në lartësinë e historisë dhe të dinjitetit të popullit të Kosovës.

avatar of the starter
Eleonit SmajliPetitionsstarter*in

391

Neuigkeiten zur Petition

Diese Petition teilen

Petition am 24. April 2026 erstellt