
40000 firma të mbledhura për 5 ditë, nga këto 29000 firmat e para të mbledhura në më pak se 48 orë, falë jush!
Edhe pse për t’i propozuar ligjin kuvendit duhen 20000 firma, të cilat janë mbledhur tashmë online, duhen edhe në letër, ku duhen disa detaje tuajat si Nr. ID dhe firma.
Peticioni online dhe shpërndarja e tij në mënyrë masive nga ju, si dhe mbështetja nga dhjetra vullnetarë na ndihmoi të mblidhnim qindra firma në kohë rekord në Tiranë dhe në qytete të tjera, si në Shkodër, Burrel, Elbasan, Vlorë, Korçë, Sarandë.
Dëshirojmë të falenderojmë dhe Big Market, të cilët ju bashkuan nismës, dhe jemi shumë të lumtur t'ju njoftojmë se tashmë keni mundësinë të firmosni peticionin pranë çdo pike Big Market në çdo qytet.
Shumë shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen, shpresojmë dhe besojmë qe së bashku ta bëjmë realitet krijimin e regjistrit publik të abuzuesve seksualë dhe përdhunuesve.
Mund të gjesh detaje në Instagram te @theinnerdolphin rreth pikave e marshimeve ose të firmosësh në çdo pikë të Big Market.