Petition updateLigj për Rregullimin e Rrjeteve Sociale dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Përmbajtjet e Dëmshme

Kryeministri Rama zotohet të nisë një këshillim të gjerë për bllokimin e TIK TOK & Snapchat

Antonio DemiriTirana, Albania
20 Nov 2024

🔔 UPDATE për peticionin tonë: Një hap drejt ndryshimit!

Falë zërit tuaj ketu por dhe ne rrejte sociale, qeveria ka njoftuar nisjen e një këshillimi me komunitetet e prindërve për adresimin e dilemës mbi bllokimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it.

Ky është një hap i parë pozitiv, por besoj se zgjidhja duhet të jetë më gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme!

Bllokimi i platformave nuk është zgjidhja e vetme. Nevojiten masa që përfshijnë:

 • Edukimin digjital për prindërit dhe fëmijët.

 • Kontroll më të mirë të përmbajtjeve nga platformat e ndryshme online.

 • Rregullim ligjor të përdorimit të rrjeteve sociale dhe platformat online për të miturit.

Fëmijët meritojnë më shumë sesa thjesht bllokime. Ata meritojnë një mjedis digjital të sigurt dhe të mbrojtur!