Te ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi dhe te mos shfuqizohet Gjykata Speciale.

0 have signed. Let’s get to 25,000!


 

Te dashura mikesha dhe te dashur miq, 

E ardhmja e juaj, e ardhmja e femijeve te juaj, e ardhmja e jone e perbashket, kurre nuk ka qene me e rrezikuar se sa sot, per shkak te nje klase politike te papergjegjshme. Jemi ne prag te 10 vjetorit te pavaresise se Kosoves, por, fatkeqesisht, kemi shume pak arsye per te festuar.

Per shkak te nje qeverisje te keqe, per shkak te nje qeverisje te papergjegjshme, ne dhe familjet tona kemi mbetur te ngujuar, te izoluar, pa mundesi per skijim, pa mundesi per te pare Kullen e Eiffel'it, pa mundesi per te pare Romen e Berlinin.

Nje gje e tille, liria e plote, liria e levizjes, eshte e rezervuar per ata qe po na mbajne te izoluar. Ndersa ne jemi te lire vetem figurativisht. Ne jemi te lire vetem brenda burgut tone. Keta qe na udheheqin ne jane shnderruar ne roje te burgut tone. Keta qe na udheheqin ne, bashke me familjet e tyre, sherohen jashte Kosoves, pushojne jashte Kosoves, dehen jashte Kosoves. 


Diteve te fundit po e shohim me qarte se kurre se jemi mu ne buze te gremines. Udheheqesit e vendit, Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit, per te shpetuar lekuren e tyre, po na udheheqesin drejt nje konfrontimi te padrejte me bashkesine nderkombetare. Po e çojne Kosoven ne perplasje direkte me SHBA'te dhe me BE'ne, me ata qe jane, po aq sa edhe ne, meritor pse Kosova me 17 shkurt e feston Diten e Pavaresise. 

Nese ne, qytetaret e Kosoves, ne qe i paguajme taksa shtetit tone e ulim koken dhe bindemi para politikaneve te papergjegjshem, atehere nuk jemi me viktima, por jemi bashkepjesemarres ne krimi. Neser do te jete vone. 

Prandaj, per te dale nga ky qorrsokak i panevojshem, lehtesisht i kalueshem, le te behemi pjese e ketij peticioni, me te cilin i kerkojme Kuvendit te Kosoves qe sa me shpejt ta ratifikoje marreveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, te nenshkruar nga qeverite e te dyja shteteve me 15 gusht te vitit 2015.

Gjithashtu, i kerkojme Kuvendit te Kosoves qe mos ta shnderroje Republiken e Kosoves ne nja banana Republike, duke i shfuqizuar ligjet, duke i ikur obligimeve nderkombetare, per te cilat ishim zotuar qe do t'i permbushim. Me theks te vecante t'i kerkojme Kuvendit te Kosoves qe mos ta shfuqizoje Ligjin per Themelimin e Gjykates Speciale. 

 

Kosova dhe qytetaret e saj e kane vendin ne Bashkimin Evropian. Duke e nenshkruar kete peticion, duke e shperndare kete peticion te sa me shume persona te tjere, ne e rrisim presionin te klasa politike, te Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit. 

 



Today: Berat is counting on you

Berat Buzhala needs your help with “Kuvendit te Kosoves : Te ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi dhe te mos shfuqizohet Gjykata Speciale.”. Join Berat and 15,097 supporters today.