Kërkesë për ofrimin e shërbimeve të fizioterapisë për pacientët me Sklerozë Multiple në Qe
The Issue
Lënda: Kërkesë për ofrimin e shërbimeve të fizioterapisë për pacientët me Sklerozë Multiple në Qendrat e Kujdesit Shëndetësor Parësor (QKSHP), në Shqipëri
Drejtuar:
Znj. Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Shqipëri
Për dijeni:
Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Z. Spartak Zekja, Drejtor i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor
Prof. Dr. Jera Kruja, Shefe e Shërbimit të Neurologjisë në QSUT
Z. Robert Gajda, Komisioneri i Mbrojtjes ndaj Diskriminimit
Znj. Erinda Ballanca, Avokatja e Popullit
Znj. Vilma Shurdha, Komisionere e Avokatit të Popullit
Të nderuar Zonja dhe Zotërinj,
Në cilësinë e Presidentit të Fondacionit "Pema e Jetës", i përkushtuar për të përmirësuar jetën e personave me sklerozë multiple, më lejoni t'ju paraqes këtë peticion që ka për qëllim garantimin e aksesit në shërbimet e fizioterapisë për pacientët me Sklerozë Multiple në Qendrat e Kujdesit Shëndetësor Parësor (QKSHP), në Shqipëri.
Skleroza Multiple është një sëmundje autoimune e sistemit nervor qëndror, e cila shfaqet në moshë të re midis 20 deri 40 vjeç dhe një nga pasojat e saj në 80% të rasteve është humbja e funksioneve motorike duke i invalidizuar këta persona deri në karrocë me rrota dhe shtrat. Ky përkeqësim përshpejtohet në mungesë të shërbimeve të rehabilitim fizik në mënyrë të vazhdueshme.
Në Shqipëri më shumë se një mijë persona vuajnë nga kjo sëmundje dhe përballen me mungesën e rehabilitimit fizik. Kjo mungesë sjell pasoja fizike, sociale, ekonomike që shprehen në, humbjen e punësimit, rëndimin e familjes, por edhe rëndimin e buxhetiti të shtetit me kërkesa për shoqërues, pagesa paaftësie, humbja e fitimit të munguar, etj.
Pra, të dashur zonja dhe zotërinj, mungesa e shërbimit me fizioterapi ul cilësinë e jetës së këtyre personave, krijon kushte për izolim social, rëndon aspektet psikologjike të personave dhe familjarëve të tyre, rëndon ekonomitë familjare dhe buxhetin e shtetit.
Fondacioni "Pema e Jetës" me mbështetjen e programit Shëndet për të Gjithë (Health for All / HAP) dhe financimin e Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC) ka përgatitur dy raporte të publikuar në Nëntor 2024 të cilët po ia bashkëngjisim këtij peticioni:
I. Raporti 1: “Vlerësimi i shërbimit të fizioterapisë në Qendrat Shëndetësore Parësore për pacientët me sklerozë multiple” në Tiranë
II. Raporti 2: “Përfitimet nga fizioterapia për pacientët me sklerozë multiple”
Sipas Raportit: “Vlerësimi i shërbimit të fizioterapisë në Qendrat Shëndetësore Parësore për pacientët me sklerozë multiple” në Tiranë:
- Në 20% të QSHKP (përfshirë 3 poliklinikat e specialiteteve) ofrohet fizioterapi, por aty ka mungesa të burimeve të mjaftueshme njerëzore, trajnimeve, infrastrukturës. Në 80% të QSHKP nuk ofrohet fizioterapi dhe nuk ka të punësuar as fizioterapist.
- Asnjë person me sklerozë multiple nuk trajtohet me fizioterapi në qendrat shëndetësore të kujdesit parësor.
- Mungojnë protokollet për qasjen e personave me sklerozë multiple në fizioterapi.
- Ka mungesa të informacionit për numrin e personave me sklerozë multiple në QSHKP.
Sipas Raportit “Përfitimet nga fizioterapia për pacientët me sklerozë multiple” kërkesa jonë nga pikëpamja ligjore, shkencore (përfitimet shëndetësore bazuar në evidenca) dhe përfitueshmërisë ekonomike bazohet sa më poshtë:
Pikëpamja ligjore
Kërkesa jonë bazohet në legjislacionin në fuqi kombëtar dhe ndërkombëtar që Qeveria Shqiptare ka nënshkruar:
- “Vendim nr.405, datë 20.5.2020” Strategjia e Zhvillimit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri 2020-2025.
- Strategjia Kombëtare për Shëndetësinë 2021-2030
- Ligji NR. 10 107, datë 30.3.2009, "Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë" (i ndryshuar).
- Ligji 93/2014 për Përfshirjen dhe Aksesueshmërinë e Personave me Aftësi të Kufizuara.
- Konventa e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
Pikëpamja e përfitimeve shëndetësore bazuar në evidenca
Sipas hulumtimit të literaturës ndërkombëtare dhe shqiptare pëfitimet shëndetësore që ofron fizioterapia për personat me sklerozë multiple janë:
- Përmirësimi i lëvizshmërisë: Fizioterapia redukton citokinat inflamatore që dëmtojnë sistemin nervor qendror, duke ngadalësuar neurodegjenerimin dhe riaftësimin fizik.
- Menaxhimi i simptomave: Ndërhyrjet fizioterapeutike lehtësojnë spazmat muskulare dhe lodhjen, duke përmirësuar simptomat e SM.
- Përfitimet për shëndetin mendor: Programet fizioterapeutike përmirësojnë shëndetin mendor dhe socializimin përmes ushtrimeve të rregullta.
- Reduktimi i inflamacionit: Fizioterapia redukton citokinat inflamatore që dëmtojnë sistemin nervor qendror, duke ngadalësuar neurodegjenerimin.
- Përmirësimi i neuroplasticitetit: Ndërhyrjet rehabilituese me fizioterapi stimulojnë neuroplasticitetin, duke ndihmuar në rikuperimin e funksioneve motorike dhe të kujtesës.
- Menaxhimi i spasticitetit dhe lodhjes: Fizioterapia e detajuar dhe personalizuar për pacientët me SM ndihmojn në reduktimin e lodhjes dhe spasticitetit, për një funksionim më të mirë të përditshëm.
Pikëpamja e përfitimeve ekonomike
Sipas studimeve ndërkombëtare dhe kombëtare fizioterapia për personat me SM sjell përfitueshmëri ekonomike. Disa nga përfitimet janë:
- Përfitueshmëri e lartë ekonomike: Raporti kosto-përfitueshmëri në Shqipëri tregon një përfitim prej 2 lekësh për çdo 1 lek të harxhuar në trajtimin e personave me SM.
- Reduktim i kostove shëndetësore: Fizioterapia ul nevojën për trajtime intensive dhe shpenzimet për kujdes afatgjatë.
- Përfitime të gjera sociale: ndihmon në uljen e mungesave në punë dhe barrës financiare për familjet dhe shtetin.
Të nderuar Zonja dhe Zotërinj,
Bazuar në faktet dhe analizat e raporteve kërkimore të paraqitura në këtë peticion, kërkojmë:
1) Ndërhyrjen tuaj urgjente duke e bërë pjesë të buxhetit për vitin 2025 ofrimin e fizioterapisë në të paktën 50% të Qendrave të Kujdesit Shëndetësor Parësor të shtrira në të gjithë vendin. Kjo kërkesë mbështetet në kuadrin ligjor në fuqi dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë, të cilat theksojnë të drejtën për rehabilitim dhe kujdes të specializuar për këtë grup pacientësh.
2) Për këta pacientë duhet të ofrohet shërbim i fizioterapisë në ç’do Qendër Shëndetësore ku ofrohet ky shërbim aktualisht dhe do ofrohet në vijim edhe nëse këta persona nuk janë të regjistruar në ata QSH apo nuk i takon sipas vendbanimit.
3) Hartimin e protokolleve specifike që përcaktojnë trajtimin e personalizuar dhe të unifikuar për pacientët me SM, duke adresuar nevojat e tyre fizike, neurologjike dhe psikologjike.
4) Krijimin e regjistrave elektronikë në QKSHP për monitorimin dhe referimin efektiv të pacientëve me SM, duke garantuar një sistem funksional dhe të qasshëm për trajtim të vazhdueshëm.
5) Përmirësimin e infrastrukturës përfshirë hapësira të përshtatura, pajisje moderne dhe staf të trajnuar që siguron një standard të pranueshëm të shërbimit rehabilitues.
Nga pikëpamja ekonomike, ofrimi i shërbimeve të fizioterapisë për pacientët me SM jo vetëm që redukton kostot afatgjata të kujdesit, por gjithashtu ul barrën financiare për familjet dhe shtetin, duke nxitur përfitime sociale dhe ekonomike.
Realizimi i këtyre kërkesave do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientëve me SM dhe do të sigurojë një qasje gjithëpërfshirëse, humane dhe të barabartë në kujdesin shëndetësor.
Me besimin që kërkesa jonë e drejtë do të marrë mbështetjen tuaj, presim angazhimin tuaj për të sjellë ndryshimin e nevojshëm për këtë kategori të ndjeshme pacientësh. Ju falënderojmë për vëmendjen dhe përkushtimin në adresimin e kësaj problematike të rëndësishme.
Bashkëngjitur:
Raporti 1: “Vlerësimi i shërbimit të fizioterapisë në Qendrat Shëndetësore Parësore për pacientët me sklerozë multiple” në Tiranë
Raporti 2: “Përfitimet nga fizioterapia për pacientët me sklerozë multiple
Me respekt,
Tanush Çaushi
President i Fondacionit "Pema e Jetës"
Website: www.pemaejetes.org.al
Email: pemaejetesfondacion@gmail.com
Telefon / Mobile: 069 39 22 341
Datë: 11, 12, 2024
PËRFITIMET NGA FIZIOTERAPIA PËR PACIENTËT ME SKLEROZË MULTIPLE

Bashkëngjitur firmëtarët e këtij peticioni
863

The Decision Makers
Petition Updates
Share this petition
Petition created on December 11, 2024