JO NË EMRIN TIM!

JO NË EMRIN TIM!
The Issue
Ne, qytetarët e Shqipërisë, denoncojmë rolin e Qeverisë Shqiptare në Genocidin e Gazës.
Që prej fillimit të konfliktit e deri më sot, Qeveria Rama nuk ka reshtur me mbështetjen ndaj shtetit kriminal të Izraelit, duke u bërë kështu bashkëpunëtore në genocid.
Mbështetja aktive e Qeverisë Rama ndaj Izraelit është triplanëshe: logjistike, diplomatike dhe propagandistike.
- Shqipëria është një nga pak vendet që e po furnizojnë me naftë bruto dhe të rafinuar Izraelin gjatë kryerjes së genocidit. Gjithashtu, Shqipëria i ka vënë portet tona në dispozicion të anijeve me armatime të nisura për në Izrael përkundër thirrjeve të OKB-së dhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare në të cilat është firmëtare.
- Diplomatikisht, Shqipëria ka abstenuar në shumicën e rezolutave të OKB-së për armëpushim në Gaza. Një qëndrim i pashpjegueshëm dhe një turp për kombin tonë në arendën ndërkombëtare.
- Qeveria Rama ka bërë vazhdimisht pastrim figure dhe manipulim të opinionit publik duke i shpëlarë dhe i zhbërë krimet makabre të Izraelit me një sërë eventesh publike me zyrtarë izraelitë, duke filluar me Javën e Kulturës Izraelite, vizitën e presidentit të Izraelit, festimin publik në mes të Tiranës së festës së Hanukës me protagonist Joel Kaplanin, pjesëmarrës fizikisht në gjenocidin, fillimin e punimeve për Muzeun Hebraik Shqiptar në Vlorë dhe së fundmi vizita zyrtare e Ramës në Izrael ku ritheksoi mbështetjen e pakushte ndaj Izraelit.
Rama e ka mbështetur aq shumë Izraelin gjatë genocidit, saqë në vizitën e tij të fundit i dhanë Medaljen Presidenciale të Nderit.
Ne e denoncojmë këtë qëndrim e turpshëm të Qeverisë Rama dhe kërkojmë që menjëherë:
- Të ndalojnë të gjitha aktivitetet kulturore dhe diplomatike që legjitimojnë Genocidin e Gazës
- Të ndërpriten marrëdhëniet ekonimike dhe ushtarake me Izraelin
- Të zbatohen vendimet e ICJ-së dhe të ndiqet Konventa e Genocidit
#JoNeEmrinTim

6,761

Supporter Voices
Petition Updates
Share this petition
Petition created on April 7, 2025