13 pyetje që kërkojnë përgjigje

13 pyetje që kërkojnë përgjigje
The Issue
Duke marrë shkas nga ngjarja e ditëve të fundit, ku një minorene u përdhunua në mënyrë të përsëritur, dhe nxitur nga rastet e ndodhura dendur kohët e fundit të së njëjtës natyrë, të cilat nuk janë pasuar me diskutim të gjerë publik informimi dhe nisma konkrete që ofrojnë zgjidhje, kemi vendosur t’i drejtohemi publikisht grave përfaqësuese në organet legjislative dhe ekzekutive të shtetit.
Bazuar mbi ligjin 119/2014 për të drejtën e informimit, dhe mbi ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, ndryshuar me ligjin nr. 74/2012, datë 19.07.2012 dhe ligjin nr. 31/2015, datë 02.04.2015 të Kodit Zgjedhor mbi kuotat e pjesëmarrjes së grave në parlament, si shtysë për të ngritur dhe zgjidhur probleme të gruas në Shqipëri, ju kërkojmë të përgjigjeni publikisht për pyetjet e renditura si më poshtë:
1-Cilat janë format e dënimit të parashikuara për veprën penale të përdhunimit në Kodin Penal? A ka nisma për ta ndryshuar? Në qoftë se po, cilat janë nismat e propozuara?
2-Në ngjarje të mëparshme, në çfarë masë janë dënuar shkelësit? Sa prej tyre kanë marrë dënim maksimal, sa prej tyre kanë marrë ulje të dënimit/dënim të shkurtuar, dhe sa prej tyre janë liruar para kohe?
3-A përcaktohen qartësisht në Kodin Penal shkallët e ndryshme të përdhunimit (p.sh. përdhunim i përsëritur, shantazh, në grup etj)?
4-Si sigurohet ligjërisht mbrojtja e privatësisë së viktimës dhe cfarë masash ndërmerren për të garantuar zbatueshmërinë e ligjit? A ekzistojnë forma ligjore ndëshkuese ndaj shkelësve të privatësisë së viktimës? A ka nisma për të korrigjuar ligjin e privatësisë në mënyrë që të garantojë të drejtat e viktimave e familjes së tyre? Çfarë masash do të ndërmerren për të dënuar para ligjit mediat që shkelën të drejtën e privatësisë në rastin e fundit (dhe jo vetëm)?
5-Cila është procedura që ndjekin institucionet përgjegjëse për të mbrojtur psikologjikisht, fizikisht dhe financiarisht viktimën dhe familjen e viktimës? A ekziston një direktivë e qartë që përcakton këto hapa? Si është e zbatuar në rastet e mëparshme? A është bërë një vlerësim për të përcaktuar funksionalitetin në rastet e mëparshme? A janë ndërmarrë hapa për ta ndryshuar dhe cilat janë ato?
6-A gjykoni se masat e parashikuara në Kodi Penal ekzistues janë të mjaftueshme për të parandaluar, dënuar drejt shkelësit dhe mbrojtur viktimën? Nëse jo, cilat janë nismat e ndërmarra prej jush për të reflektuar këto vërejtje?
7-Cila është procedura e punësimit të psikologëve në arsimin parauniversitar? Sa psikologë janë sot të punësuar? A është, sipas jush, numri i psikologëve në shkolla i mjaftueshëm?
8-Cila është procedura e punësimit të stafit në arsimin parauniversitar? A kalohen këta individë në një proces filtrimi, duke qënë se si pjesë e punës së tyre, ata janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të mitur?
9-A parashikohen masa ndëshkimore të përshkallëzuara në rast se punonjës të institucioneve arsimore dhunojnë të mitur apo nuk denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre?
10-A ekziston një procedurë e qartë masash dhe hapash që ndërmerren në këto raste? Nëse po, cilat janë këto? Nëse jo, a ka ndonjë nismë për të vënë në zbatim një procedurë të tillë?
11-Ku duhet të drejtohet një viktimë për të denoncuar dhunën, çfarë hapash të mëtejshme e presin? A mendoni se janë njerëzit mjaftueshëm të informuar për këto hapa? Nëse jo, a po ndërmerren masa për të rritur informimin?
12-A janë ndërmarrë fushata informuese në media, në institucione arsimit dhe të rendit publik për informimin dhe ndërgjegjësimin e popullsisë mbi rastet e dhunës seksuale dhe përgjegjësisë qytetare dhe ligjore në parandalim dhe mbrojtje të viktimës? A do të mbahen fushata të tilla pas ngjarjeve të fundit?
13-A janë ndërmarrë fushata publike për të inkurajuar viktimat e dhunës të denoncojnë krimet e kryera ndaj tyre? A janë ndërmarrë fushata publike për të informuar paraprakisht mbi procedurat që do të hasin denoncuesit potenciale të dhunës seksuale? A planifikohen në të ardhmen fushata të tilla; si do të zhvillohen ato?
Duke shpresuar që ky rast të shërbejë për të ndryshuar diskursin publik në raport me dhunën seksuale, llogaridhënien e institucioneve të larta shtetërore, dhe duke nxitur diskutim publik gjithëpërfshirës informues dhe produktiv, presim një përgjigje nga ana juaj.
Drejtuar konkretisht por jo vetëm:
Vasilika Hysi, Zv. Kryetare e Kuvendit
Adelina Rista, deputete
Almira Xhembulla, deputete
Antoneta Dhima, deputete
Blerina Xhylameti, deputete
Edlira Bode, deputete
Eglantina Gjermeni, deputete
Elisa Spiropali, deputete
Elena Xhina, deputete
Elona Hoxha, deputete
Ermonela Felaj, deputete
Evis Kushi, deputete
Klodiana Spahiu, deputete
Klotilda Bushka, deputete
Lindita Nikolla, deputete
Milva Ekonomi, deputete
Mimi Kodheli, deputete
Mirela Kumbaro, deputete
Ogerta Manastirliu, deputete
Olta Xhaçka, deputete
Reme Lala, deputete
Rudina Hajdari, deputete
Senida Mesi, deputete
Vilma Bello, deputete
Aurora Mara, deputete
Edlira Hyseni, deputete
Ediola Braha, deputete
Fatjona Dhimitri, deputete
Elda Hoti, deputete
Enada Kapllani, deputete
Ardiana Jaku, deputete
Majlinda Halilaj, deputete
Amra Barova, deputete
Suzana Topi, deputete
Artemis Malo, deputete
Tatiana Piro (Nurçe), deputete
Besa Shahini, Min. e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Nina Guga, Zv. Min e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Romina Kuko, Zv. Min e Brendshme
Rovena Voda, Zv. Min e Brendshme
Ogerta Manastirliu, Min. e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Olta Xhaçka, Min. e Mbrojtjes
Anila Denaj, Min. e Financave dhe Ekonomisë
Adela Xhemali, Zv. Min. e Financave dhe Ekonomisë
Dajna Sorensen, Zv. Min. e Financave dhe Ekonomisë
Belinda Ikonomi, Zv. Min. e Financave dhe Ekonomisë
Vasilika Vjero, Zv. Min. e Financave dhe Ekonomisë
Elva Margariti, Min. e Kulturës
Meri Kumbe, Zv. Min e Kulturës
Belinda Balluku, Min. e Infrastrukturës dhe Energjisë
Dorina Cinari, Zv. Min. e Infrastrukturës dhe Energjisë
Etilda Gjonaj, Min. e Drejtësisë
Fjoralba Caka, Zv. Min. e Drejtësisë
Elisa Spiropali, Min. e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ermira Gjeçi, Zv. Min. e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ornela Çuçi. Zv. Min e Turizmit dhe Mjedisit

Petition Closed
Share this petition
The Decision Makers
Petition Updates
Share this petition
Petition created on June 3, 2020