Petition updateComplete the construction of the Arbëri Road - Ndërtoni sa më shpejt dhe me standarde Rrugën e ArbëritA e braktisën Dibrën Kryeministri Rama dhe ish-deputeti i tij?
Dr Gëzim AlpionBirmingham, ENG, United Kingdom
Sep 25, 2014
Përshëndetje, Mesazhi që vijon më poshtë është reagimi yne i parë nëpëmjet mediave sociale për dorëzimin nga z. Shkëlqim Cani të mandatit të deputetit të Dibrës. Së shpejti do të pronocohemi për mediat në lidhje me këtë çështje dhe disa aspekte të lobimit tonë për Rrugën e Arbërit. Ndërkohë, ju lutemi inkuajoni sa më shumë njerëz të nënshkruajnë peticionin online. Me respekt, Gëzim Alpion ***** 19 Shtator 2014 MESAZH PËR NJË ISH-PARLAMENTAR Përshëndetje ish-Deputet Shkëlqim Cani, Nga deklaratat që ju dhe z. Edi Rama bëtë gjatë fushatës para dibranëve, ju u shprehët se pranuat t’i bashkoheshit ekipit të PS-së me qëllimin e vetëm që, si deputet i Dibrës, të mundësonit ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Dibranët ju besuan. Sot mediat kanë njoftuar se ju e keni dorëzuar mandatin e deputetit. Ne do tua lemë dibranëve të gjykojnë vendimin tuaj për të mos i përfaqësuar më në Kuvend. Si intelektualë, nuk çuditemi më se përse njerëzit e thjeshtë në Shqipëri nuk u besojnë ‘shkollarëve’ që merren me politikë. Pyetja që dibranët duhet t’i drejtojnë vetes sot është: nga ndryshoni ju z. Cani dhe z. Rama nga para-ardhësit tuaj politikë? Nuk duam të spekullojmë se si do tju kujtojnë dibranët. Ne intelektualët, që po lobojmë për Rrugën e Arbërit, do t’ju mbajmë mend si Ministri që refuzoi të ndërmjetësojë takimin me z. Rama për t’i dorëzuar peticionin për Rrugën e Arbërit, peticion, të cilin, para zgjedhjeve të qershorit, ju e nënshkruar online. A është i denjë të jetë në Qeveri një njëri që braktis votuesit? Për këtë pyesni ndërgjegjen tuaj. Do të kishte qënë më e ndershme që në vend të parrullës që përdorët gjatë zgjedhjeve “Rruga e Arbërit! Rruga e Arbërit! Rruga e Arbërit”, të kishit thënë troç: “Dua të bëhem ministër!”. Si zemërgjerë që janë nga natyra, dibranët e varfër nuk do të ta kishin prishur qefin. https://www.facebook.com/DrGezimAlpion
Copy link
WhatsApp
Facebook
Nextdoor
Email
X