Dr Gëzim AlpionBirmingham, ENG, United Kingdom
Aug 15, 2014
Përshëndetje Miq dhe Kolegë, KM Edi Rama sot njoftoi në Facebook: “Pas projektit te Vijes Bregdetare te VL se shpejti konkursi per projektin e integruar Vija Bregdetare e Orikumit-Parku Kombetar i Llogarase.” Investimet në çdo pëllëmbë të Shqipërisë janë të mirëpritura. Problemi është deri kur do të jetë Dibra e njerkës. Ku do t’i gjej z. Rama 350 milionë Euro që u premtoi dibranëve për t’ju marë votat? Ndoshta një ditë 6 deputetët e Dibrës, që nuk ngurojnë të dalin në konferenca për mediat për probleme të rëndomta partiake, do të kujtohet se në Parlament janë për të folur për Dibrën. Dje z. Rama nuk nguroi të mbroj një inspektore e cila diti të mbrohet edhe pa të, por çuditërisht ka më se një vit që fshihet nga intelektualët e Dibrës që po lobojnë për Rrugën e Arbërit, intelektualë të cilët, ndryshe nga një numër i konsiderueshëm zyrtarësh, disa nga të cilët vegjetojnë në Parlament, Kryeministri dhe institucione të tjera të shtetit, nuk kanë probleme me diplomat. Ju lutem inkurajoni sa më shumë miq dhe kolegë të nënshkruajnë peticionin pasi këta lloj politikanësh u përkasin harresës edhe tani që janë në poste, por Dibra dhe Shqipëria do të ngelen. Me respekt, Gëzim Apion https://www.facebook.com/DrGezimAlpion
Copy link
WhatsApp
Facebook
Nextdoor
Email
X