Petition updateComplete the construction of the Arbëri Road - Ndërtoni sa më shpejt dhe me standarde Rrugën e ArbëritGrupi i Lobimit organizon Forumin "RRUGA E ARBËRIT, QEVERIA RAMA DHE SHTETI SHQIPTAR"

Dr Gëzim AlpionBirmingham, ENG, United Kingdom

Apr 11, 2017
RRUGA E ARBËRIT, QEVERIA RAMA DHE SHTETI SHQIPTAR
Forum i organizuar nga Grupi i Lobimit
Salla Metropol, Tirana International Hotel
E hënë, 17 prill 2017, 12:00-14:00
Katër vjet pas nisjes së Peticionit për Rrugën e Arbërit, gjendja është po njëlloj. Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, si disa qeveri më parë, nuk e mbajti premtimin për nisjen e punimeve. Ndërkohë partitë politikë në qeverisje dhe opozitë kanë nisur sërisht që ta kthejnë Rrugën e Arbërit në një temë elektorale.
Përse KM Rama nuk e mbajti premtimin për Rrugën e Arbërit, ka refuzuar kategorikisht të pranoj peticionin e përkrahur nga më shumë se 11,000 vetë, si dhe çdo përpjekje të Grupit të Lobimit për dialog konstruktiv me Qeverinë? Çfarë duhet të bëjnë intelektualët dhe shoqëria civile në këto rrethana? Po elektorati dhe rinia dibrane si duhet të veprojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare? Cili duhet të jetë qëndrimi ynë në rast se Qeveria vendos të fillojë punimet para zgjedhjeve? Çfarë pritet nga Qeveria e re dhe opozita pas qershorit në lidhje me këtë çështje?
Për këto dhe tema të tjera jeni të ftuar të merrni pjesë në Forumin e hapur të organizuar nga Grupi i Lobimit, nismëtarë i Peticionit Online për Rrugën e Arbërit.
Pagesa e sallës së Forumit përballohet nga Grupi i Lobimit; çdo kontribut jopartiak kundrejt pagesës është i mirëpritur.
Për më shumë informacion për Forumin, ju lutemi ndiqni peticionin onlinë http://chn.ge/1NZeyGu dhe faqen në Facebook ‘Peticioni për Rrugën e Arbërit’ http://bit.ly/1PFs2Ma
Support now
Sign this petition
Copy link
WhatsApp
Facebook
Nextdoor
Email
X