Petition updateComplete the construction of the Arbëri Road - Ndërtoni sa më shpejt dhe me standarde Rrugën e ArbëritEdi Rama: Çfarë po bën, çbën apo bën sikur bën për Rrugën e Arbërit?!

Dr Gëzim AlpionBirmingham, ENG, United Kingdom
19 Sept 2015
Përshëndetje Përkrahës të Rrugës së Arbërit,
Nuk ju kemi shkruar për një kohë relativisht të gjatë pasi menduam t’i japim mundësinë qeverisë Rama të punoj pa ‘shqetësime’ për të siguruar fondet për Rrugën e Arbërit.
Ne vazhdojmë ta monitorojmë situatën dhe, në mungesë të transparencës që e ka karakterizuar që në fillim këtë qeveri në lidhje me atë çka ajo e quan ‘vepër strategjike’, do t’ju njoftojmë në kohën e duhur se çfarë po bën, çbën apo bën sikur bën ky kryeministër për premtimin e bujshëm që u dha dibranëve para zgjedhjeve të qershorit 2013.
Ndërkohë, këtë vit ne e kemi shtrirë lobimin tonë për ndërtimin e rrugës edhe në Maqedoni. Pas tryezës së rrumbullakët me intelektualët në Dibër të Madhe në prill, para pak ditësh patëm takime me disa politikanë në Shkup. Në këtë kuadër, më 11 shtator u zhvillua një takim konstruktiv në Tetovë me z. Ali Ahmeti, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, me të cilin, ndër të tjera, u diskutua situata e arsimit të lartë në Maqedoni, çështja e ndërtimit të Rrugës së Arbërit në territorin e Maqedonisë, shqetësimi për të ardhmen e Lumit Radika, si dhe mundësitë për investime në Dibër të Madhe.
Për më shumë për aktivitetet e fundit lobuese në Maqedoni mund të lexoni shkrimet që vijojnë:
• http://illyriapress.com/mediat-e-huaja-percjellin-simpoziumin-per-nene-terezen-ne-shkup
• http://mattersindia.com/2015/09/16/british-author-explains-why-mother-seems-a-religious-freak/
Me respekt,
Gëzim Alpion
Support now
Sign this petition
Copy link
WhatsApp
Facebook
Nextdoor
Email
X