Petition updateComplete the construction of the Arbëri Road - Ndërtoni sa më shpejt dhe me standarde Rrugën e ArbëritNË SAJË TË EDI RAMËS, DIBRANËT JANE 464 METRA MË AFËR TIRANËS

Dr Gëzim AlpionBirmingham, ENG, United Kingdom
Jun 24, 2015
Dy vjet që kur erdhi në pushtet, Qeveria Rama ka përfunduar vetëm 464 metra të Rrugës së Arbërit. Është fjala për tunelin në Qafën e Buallit që Rama e trumbetoi në zgjedhjet lokale sikur të ishte mrekullia e tetë e botës.
Me këtë rast i kujtojmë Edi Ramës se, deri tani, asnjë segment i Rrugës së Arbërit që konsiderohet i “pëfunduar”, përfshirë edhe tunelin e tij të "famshëm", nuk përmbush standardet ndërkombëtare.
Ndoshta Rama do të gjej një shkop magjik që ta përfundoj këtë vepër pas dy vjetësh, siç premtoi në vitin 2013. Kjo është puna e tij. Ndërkohë, peticioni do t’i qëndroj kësaj qeverie në kokë si shpata e Demokleut deri në ditën e fundit të mandatit të saj.
Support now
Sign this petition
Copy link
WhatsApp
Facebook
Nextdoor
Email
X