Aggiornamento sulla petizioneComplete the construction of the Arbëri Road - Ndërtoni sa më shpejt dhe me standarde Rrugën e ArbëritShoqëria civile, pavarësia intelektuale, dhe shteti hermetik

Dr Gëzim AlpionBirmingham, ENG, Regno Unito
18 mar 2015
Shoqëria civile, pavarësia intelektuale, dhe shteti hermetik
Me rastin e dy vjetorit të peticionit për Rrugën e Arbërit
18 Mars 2015
Gëzim Alpion
Sot, në dy vjetorin e peticionit për Rrugën e Arbërit, intelektualët dibranë falenderojnë edhe një herë të gjithë nënshkruesit online dhe në formularë, numri i të cilëve ka kaluar 8,000.
Ne po ndjekim me interesim njoftimet sporadike nga qeveria për këtë projekt. Mungesa e një opozite të efektshme e bën më të zbehtë rolin e shoqërisë civile, dhe është një nga shkaqet e arrogancës dhe shurdhësisë qeveritare që po hasim që nga shtatori 2013.
Para një muaji, z. Edi Rama u shpreh për mediat italiane se në vitin 1997 “unë isha një intelektual i pavarur që përpiqesha ta bëja të mendonte regjimin e atëhershëm. Ne po përgatisnim një peticion për largimin e kryeministrit të kohës. Pikërisht në këtë periudhë ndodhi goditja me levë ndaj meje”.
Injorimi dhe heshtja institucionale i dhëmbin intelektualit edhe më fort se goditja me levë.
Po kështu të jesh i arsimuar nuk do të thotë të jesh edhe intelektual, aq më tepër i pavaruar. Pavarësia e vërtet intelektuale nuk është vokacion stinor apo trampolinë për karrierë politike. Kush ka qenë një herë ‘intelektual i pavaruar’ nuk ka frikë të përballet me intelektualë që nuk kërkojnë rrëzimin e qeverisë por dialog konstruktiv me ekzekutivin për të mirën e vendit, dhe që refuzojnë të jenë nën diktatin apo në xhepin e politikës.
Në pamundësi për të ndarë me z. Rama shqetësimet tona të ligjshme për mungesën endemike të transparencës në lidhje me këtë projekt, ne do ta ngremë zërin tonë në momentin e duhur, gjithmonë me kortezi dhe në mënyre demokratike.
Me sa duket, Rruga e Arbërit do të bëhet. Siç kemi kërkuar që në fillim, qëllimi ynë është ndërtimi i kësaj vepre me stadarde ndërkombëtare, dhe evitimi në maksimum i keqpërdorimit të fondeve që do t’u rëndojnë për shumë kohë në kurriz taksapaguesve.
Jemi të ndërgjegjshëm se puna jonë po vështirësohet prandaj ju bëjmë thirrrje sa më shumë njerëzve që të vazhdojnë të nënshkruajnë peticionin. Ne do të vlerësojmë çdo nënshkrim, edhe sikur të regjistrohet disa minuta para inagurimit të kësaj vepre me rendësi jetike për Dibrën, Shqipërinë, kombin, dhe Ballkanin.
https://www.facebook.com/DrGezimAlpion
Sostieni ora
Firma questa petizione
Copia il link
WhatsApp
Facebook
X
E-mail