Victory

Përkrahni Rithemelimin e Komunës së Kijevës!Support Reestablishment of Municipality of Kijevë!

This petition made change with 55 supporters!


  • Me rithemelimin e Komunës së Kijevës pushtetit vendor dhe shërbimet komunale do të jenë më afër qytetarëve dhe do të rritet mirëqenja dhe mirëqeverisja në dobi të qytetarëve;

Komuna e Kijevës do të sigurojë që qeveria vendore të ketë burimet e nevojshme për tu përgjigjur kërkesave të qytetarëve. Bartja e disa vendimeve më pranë qytetarëve do të jetë më kuptimplotë dhe do të rrit pjesmarrjen e qytetarëve në zgjidhjen e çështjeve jetike;

Komuna e Re e Kijevës sjell decentralizimin e mënyrës se shpenzimit të parasë publike, pra decentralizimin fiskal, rrit investimet dhe mundëson krijimin e vendeve të reja të punës;

Përparimi në decentralizimin fiskal do të ndihmoj në ndërtimin e besimit, mirëbesimit dhe respektit të ndërsjellë mes qytetarëve dhe pushtetarëve;

Situata e tanishme në Kijevë dhe fshatrat përreth është e tillë sa që i bën qytetarët të vuajnë nga mungesa e shërbimeve;

Banorët dhe komuniteti i biznesit në Kijevë dhe fshatrat përreth ankohen se duhet të udhëtojnë deri 22 kilometra për të bërë një pagesë bankare qoftë edhe prej një Euro, apo për të marrë një dokument zyrtar;

Banorët e Kijevës dhe fshatrave përreth kërkojnë nga Qeveria e Kosovës dhe nga komunat e Malisheves dhe Klinës në vecanti, si dhe nga komunat tjera përreth, të kenë vullnet politik dhe të përkrahin krijimin e komunës së re të Kijevës pasi që kjo do jetë në shërbim të decentralizimin dhe mirëqenjes së qytetarëve.

Puna e madhe dhe përkushtimi nga ana e drejtuesve politikë, qeverive vendore dhe qendrore, do ta bëjnë Kosovën shembull se sa shpejt mund të ndryshojnë gjërat për mirë;



Today: Për Komunën is counting on you

Për Komunën e Kijevës needs your help with “Zyra e Kryeministrit, Kosovë: Përkrahni Rithemelimin e Komunës së Kijevës!Support Reestablishment of Municipality of Kijevë!”. Join Për Komunën and 54 supporters today.