TE MBESHTESIM ELIDA JORGONIN

0 hanno firmato. Arriviamo a 100.


Z. Kryeministër ndërhyni që ky akt i padrejtë të anullohet, pasi është në nderin tuaj, të mos zbatohet një vendim i padrejtë i Administratës Shtetërore.

Z.nj Jorgoni ju është drejtuar personalisht dhe pret mbështetjen tuaj.

Znj. Elida Jorgoni i kanë komunikuar shkëputjen nga puna në fund të këtij muaji. Pse ndodhi kështu nuk dihet, por edhe kaq e papritur nuk është. Gjatë katër viteve të punës, Jorgoni punoi vetëm me kontrata tremujore, ndoshta, që punëdhënësit e saj ta kishin të lehtë, për ta larguar nga puna në çdo kohë që të dëshironin ata.

Të gjithë e dimë, që jo rallë herë, ndaj personaliteteve të mirënjohura, me emër të madh si Elida Jorgoni, krijohen pakënaqësi vetëm pse në shoqëri ata kanë krijuar emrin e mirë dhe respektin e të gjithëve, falë personalitetit që kanë krijuar ndër vite, ndërsa ka drejtues institucionesh që nuk u pëlqejnë njerëzit me karakter të fortë, por vetëm ata që u përulen.

 

z. Kryeministër, Edi Rama,
Quhem Elida Jorgoni dhe jam e veja e poetit, përkthyesit, Perikli Jorgoni. Jam kryetare e Lëvizjes "Foleja Kombëtare Shqiptare" e themeluar nga pasardhësit e Rilindasve. Prej vitesh kam shërbyer e sakrifikuar në Shqipëri, Malin e Zi, Kosovë, Maqedoni, Greqi.., me vepra e jo me fjalë.
Kërkoj ndihmën Tuaj, që të rikthehem te Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore - Durrës e mos lejoni që dinjiteti im të nëpërkëmbet. Më larguan nga puna pasi u kushtëzova për disa vite me kontrata 3-mujore të njëpasnjëshme.
Jam persekutuar për shkak të veprimtarisë sime atdhetare. Jam shpallur non-grata në Greqi dhe s`është e drejtë të braktisem nga shteti im. Jam kryefamiljare, 55 vjeçe, pa fëmijë e pa familje.

Me respekt; Elida Jorgoni

TE MBESHTESIM ELIDA JORGONIN ESHTE DETYRE NJEREZORE DHE ATDHETARE.

ESHTE TURP PER ADMINISTRATEN SHTETERORE, TE MBAJE NJE NENPUNES PER KATER VJET ME KONTRATA TRE MUJORSHE DHE PASTAJ TA PUSHOJE NGA PUNA.

ESHTE TURP DHE ANTI PRODUKTIVE QE TE TRAJTOHEN NE KETE MENYRE PUNONJESIT E ADMINISTRATES.

ESHTE ANTISHQIPTARE TE "DENOHET" NE KETE MENYRE NJE ATDHETARE SI ELIDA JORGONI.

BASHKOHU ME NE. NËNSHKUAJ PETICIONIN.



Oggi: Marin conta su di te

Marin PEPAJ ha bisogno del tuo aiuto con la petizione "Z. EDI RAMA: TE MBESHTESIM ELIDA JORGONIN". Unisciti con Marin ed 96 sostenitori più oggi.