Boycotting Big Market

Boycotting Big Market
Ne nje vend me shumice muslimane, ndalimi i shfaqjes se simboleve fetare ne vende te punes eshte jo vetem absurd, por duhet te jete dhe i denushem. Ligji e garanton kete gje dhe 'deputeti' duhet ta dije mire kete.
Por meqenese ai e ka mare kete mase jo si i tille, por si bisznesmen, atehere duhet ti jepet nje mesim i mire qe raste te tilla te shemtuara te mos ndodhin me, nga ai apo kushdo tjeter.
#bojkoti eshte arma jovrasese, me efikase qe ka cdo njeri ne dore. Nepermjet bojkotit jane dridhur e shkundur kompani e shtete te fuqishme.
I bej thirrje cdo muslimane/i, cdo aktiviste/i dhe cdo njeriu te ndergjegjshem qe te bojkotojne Big Market deri ne nje kerkim falje publike, per largimin nga puna e nje vajze per shkak te shamise se saj, nga i njejti person qe e largoj.
Mos mendo se je e/i vogel dhe shuma jote nuk ben ndonje ndryshim. Nese gjithe ato miliona shumash te vogla mblidhen bashk, atehere do e shihni sesa te medhenj jemi.