... te vazhdoje Rruga e Kombit �

... te vazhdoje Rruga e Kombit �

Started
November 6, 2022
Signatures: 15Next Goal: 25
Support now

Why this petition matters

Started by Leonard Hila

Ne e duam Rrugen e Kombit dhe jemi mirenjohes per ndertimin e saj; por, duam te vazhdoje...

 

Shqiptaret e kane deshmuar dashurine per kete rruge; asnje nuk ka dale kunder saj asnjehere dhe gjithsecili ka pranuar te paguaje taksa te posacme per shume vite + tarifat e vendosura vitet e fundit...

 

Politikanet, duke patur te dhena te matshme per qendrimin e Shqiptareve, e kane shfrytezuar kete mundesi ne menyren me te shemtuar te mundshme. Pervec abuzimeve ne ndertimin e kesaj Rruge dhe ne vendosjen e taksave, ata me shume gjasa kane bere marreveshje edhe me oligarket e naftes. Rrugen e Kombit e nderpresin pa arritur as ne Fushe Kruje (ku ndahen rruget per Aeroportin e Rinas-it dhe Kamez) duke lene keshtu (me qellim) nje fragment rruge e cila 'mbytet' perhere nga trafiku. Ky trafik per ta perkthehet ne fitime kolosale pemes naftes dhe per Shqiptaret ne nje shpenzim dhe stres shume te madh.

 

Ne kerkojme qe Rruga e Kombit te vazhdoje se paku deri ne Fushe-Kruje, eshte nje nga turpet e Kombit keshtu si eshte (eshte ndertuar permes maleve dhe nderpritet per pak km ne fushe); dhe, krejt lehte, kthehet ne Krenari te Shqiptareve.

Jo si krenaria e politikes qe ben levizje manipuluese me qellim perfitimet por si nje krenari Kombetare e vertete dhe e matshme lehtesisht.

Rrugen e Kombit e duam te gjithe; por, duam te vazhdoje �

Support now
Signatures: 15Next Goal: 25
Support now